Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pushimet, në det, mal apo në fshat

+14
Juventini
Calypso
Kristiina
Daйgerоu$
InTeRiStI_vLoNjAt
Fata
EpiKada
Bestt
BeSaa
Silvana
Kushtrimi4
Ak-47
Marin
Anabel
18 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Pushimet, në det, mal apo në fshat

Wed 7 Jul 2010 - 16:01
Pushimet që na bëjnë mirë

Për alergjikët është më mirë deti, kush është i stresuar mund të zgjedhë fshatin, ndërsa astma mund të kurohet në mal. Pushimet e verës sjellin me vete plot të mira dhe rreziqe për shëndetin nëse nuk di t’i organizosh ashtu siç duhet. Ja këshillat e mjekëve se ku duhet të shkojmë.

DETI

Kujt i bën mirë

Pushimet në det mbeten më të preferuarat për pjesën më të madhe të njerëzve gjatë kohës së verës. Ato fillojnë që nga fundi i majit, kur rrezet e diellit janë më të shëndetshme, e zgjasin deri në fund të shtatorit. Por, përveçse një mjet i mirë për t’u çlodhur, shumë njerëz e përdorin atë si “kurë” për qindra sëmundje. Deti këshillohet për anemitë, depresionin, tiroidet, artrozën, sëmundjet alergjike të lëkurës, sëmundjet reumatizmale dhe rakitizmin. Ajri i detit ka një përqendrim të madh lagështire dhe mund të “gjallërojë” rrugët e frymëmarrjes dhe t’u shërbejë atyre si një mbrojtës natyral. Sipas mjekëve, deti këshillohet shumë për ata që vuajnë nga tiroidet, për shkak të pasurisë së madhe të jodit, por edhe për ata që vuajnë nga varicet, ku shëtitjet e gjata buzë detit me këmbët e zhytura në ujë, që falë efektit të valëve shërben si një masazh, ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Kujt nuk i bën mirë

Në periudha ankthi dhe irritimi, sëmundje infektive, tension shumë i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe tiroidet në fazë kritike. Por personat që vuajnë nga stade të avancuara të tiroideve në fillim duhet të konsultohen me mjekun para se të vendosin për t’i kaluar pushimet në det. Jodi në fakt është thelbësor për sintezën e hormoneve tiroide dhe ta furnizosh me sasi më të madhe se ç’duhet një gjëndër që nuk “punon” mirë është njësoj si t’i hedhësh benzinë zjarrit.

Masat mbrojtëse

Kujdes, mos e ekzagjeroni me diellin. Mania për të marrë sa më shumë rreze është mjaft e rrezikshme. Në mesditë për asnjë çast mos rrini në diell, pasi jeni shumë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, përfshi këtu edhe kancerin. Edhe të moshuarit dhe kardiopatikët apo diabetikët që janë nën kontrollin e vazhdueshëm të ilaçeve duhet të tregojnë kujdes, sepse disa prej tyre mund të shkaktojnë reaksione në lëkurë pas një ekspozimi të tejzgjatur në diell. E rëndësishme për të gjithë është aplikimi i kremrave rreth 20 minuta para se të dalësh në diell dhe riaplikimi i tyre pas banjës në det.

Bukuria

Këtu qëndron magjia e detit: mjafton pak ditë në plazh për t’u ndier më në formë. Gjithçka i detyrohet jodit të diellit dhe ujit të kripur, që luftojnë ëmbëlsisht plakjen, stresin dhe celulitin.

MALI

Kujt i bën mirë

Pushimet në mal janë sinonim i relaksit. Duke qenë se thithim ajër shumë të pastër lartësia na ndihmon të përmirësojmë sistemin e frymëmarrjes, sidomos tek ata që kanë probleme me astmën. Ndërkaq, prania në ajër e joneve negative përmirëson metabolizmin dhe sasia e madhe e oksigjenit në atmosferë stimulon sistemin imunitar. Pastaj ecjet e gjata mes ajrit të pastër i bëjnë mirë zemrës, duke na ndihmuar të humbim në peshë dhe të qëndrojmë në formë. Lartësia ka efekt stimulues në sistemin nervor dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të astmës bronkiale, por jo formave alergjike të saj.

Kujt nuk i bën mirë

Lartësitë e mëdha nuk rekomandohen për personat që vuajnë nga sëmundjet e rënda reumatizmale dhe sëmundjet e veshkave. Alergjikët duhet të jenë të kujdesshëm nga bimësia në vendin që kanë zgjedhur për të pushuar. Kush vuan nga tensioni i lartë i gjakut, jo i mirëkontrolluar nga ilaçet, duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në vendet me lartësi më të madhe se 1800 metra mbi nivelin e detit, sepse përtej kësaj lartësie organizmit i duhet të punojë në mënyrë të sforcuar, për shkak të mungesës së përqendrimit në ajër, që e vështirëson shumë punën e zemrës.

Relaksi

Nuk ka asnjë dyshim që mali është më qetësues se deti, sidomos nëse je në vende ku nuk kap celulari dhe nuk përdoret kompjuteri.

Fshati

Shikimi qetësohet, mushkëritë mbushen me ajër të pastër, zemra ngadalëson rrahjet për të ndjekur ritmin e natyrës. Mjafton vetëm kaq për të kuptuar se sa mirë mund të na bëjë një pushim mes gjelbërimit të fshatit. Pushimet në fshat janë mënyra më e mirë e të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në qytete të mëdha të zhurmshme dhe të stresuar. Të jetuarit në fshat, sipas studimeve të ndryshme, largojnë ankthin dhe madje na bëjnë më inteligjentë. Sipas një studimi të bërë nga “Sages Colleges di Troy” në Nju Jork, ka treguar se një lloj bakteri mycobacterium vaccae, që gjendet në fusha, është në gjendje të përmirësojë inteligjencën dhe Pushimet, në det, mal apo në fshat  Perqafimiëndimin te qeniet njerëzore. Ndërkaq, bakteri që transportohet përmes erës vepron si antidepresiv, duke e stimuluar trurin të prodhojë seretoninën, hormonin e humorit të mirë, që rrit edhe ndjesinë e mirëqenies.

Kujt i bën mirë

Pothuajse të gjithëve. Më kujdes duhet të tregojnë alergjikët ndaj insekteve dhe personat në mbipeshë, duke qenë se ushqimi i bollshëm dhe i freskët është një nga karakteristikat kryesore të fshatit. Gjithmonë ushqime të freskëta dhe larg yndyrës e mishit.

Recetat e bukurisë

Pushimet në fshat janë vendi ideal për t’u kujdesuar për veten. Për shembull trajtimet antimoshë për fytyrën, ku më mirë tjetër se në fshat mund të përgatiten me qumështin e freskët, mjaltin dhe kosin e përgatitur vetë. Po ashtu të gjitha frutat apo vaji i freskët i ullirit shërbejnë për t’i dhënë fytyrës një pamje tjetër.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 8 Jul 2011 - 10:16
Un do ti zhgjedhja te treja sepse qe te tera me pelqejne. Very Happy
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 8 Jul 2011 - 10:20
ne fshat isha ne mal isha tani deti me ka mbetur
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 8 Jul 2011 - 15:49
ne det

Fri 8 Jul 2011 - 16:05
ne det se kam qef te vendos rekord tjeter sivjet
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 10 Jul 2011 - 22:19
dete
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 10 Jul 2011 - 22:21
ne natyr dhe ne det
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 20 Apr 2012 - 20:35
me mir ne det edhe pse preferencat e mija shkon per qytetin...
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 20 Apr 2012 - 20:37
ne nje fshat ne mal buze detit
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 20 Apr 2012 - 23:29
Ne deti valla uaaa sa kam nevoj mezi pres te vije pushimi Very Happy
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 20 Apr 2012 - 23:37
ne fshat duke ladruar fushatt
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Fri 20 Apr 2012 - 23:57
Afer detit afer mbretit :)
DETIN E ADHUROJE reren e nxehte ritmin e jetes se veres eshte tjeter Bote gje qe se bene cdo dite !
Fata
Fata
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 2151
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne boten time.
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/02/2012

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sat 21 Apr 2012 - 14:08
Ne mal ¨,s'kam qen asnjeher.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sat 21 Apr 2012 - 14:28
Qe te treja do me pelqenin mua,nje muaj ne mal,nje ne fshat,nje ne det...Luks he..!!

Detin se te tjerat i viziton e ne dimer krt
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 22 Apr 2012 - 1:25
Ne te treja vendet te jem esht fantastike cdo vend ka bukurin dhe relaxin e vet Very Happy Very Happy
Daйgerоu$
Daйgerоu$
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 52
<b>Hobi</b> Hobi : Design
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/04/2012

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 22 Apr 2012 - 1:26
det dhe fshat bashk
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 22 Apr 2012 - 1:27
Kudo te jen me njeriun e zemres ...jane fantastike
Daйgerоu$
Daйgerоu$
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 52
<b>Hobi</b> Hobi : Design
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/04/2012

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 22 Apr 2012 - 2:22
mal
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 22 Apr 2012 - 11:07
detin e adhuroj...por vec pushime te jen pa dhe mal e fushe e gjithkun
Juventini
Juventini
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 8638
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/10/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sun 22 Apr 2012 - 11:13
Ne ferr
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Sat 28 Apr 2012 - 11:17
ku te jen vec pushime te jen
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Thu 21 Jun 2012 - 14:52
Veres ne plazh,dimrit ne mal per ski
Gangsterja
Gangsterja
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 343
<b>Hobi</b> Hobi : Te shoh lot dhe gjak ne syt e rivales..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tek xemla njonit...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/06/2012
http:// bvnm,../

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Wed 27 Jun 2012 - 8:09
nuk ka rendesi se ku do shkoj;per mu ka rendesi se pran kujt do te qendroj...
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 14:37
mali me plqen ...deti po ashtu....gjithkun me pelqen dhe kur e di qe jam pushim
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1810
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2012
http://wiki.portalikosovar.com/

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 14:42
Pushimet, në det, mal apo në fshat  387554_470240593041437_1878949553_n

Ne DARDHE me njonen qe i kam propozuarr
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 14:45
lum ju gjilansi shkoni shkoni ne dardhe kkk
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1810
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2012
http://wiki.portalikosovar.com/

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 14:48
Shkodrania shkruajti:lum ju gjilansi shkoni shkoni ne dardhe kkk

skam qen asnji her,, po kam par ne foto vend i bukur,, kshu dhe i bej propozimin live dhe vizitoj live ket vend do jet e perkryer

na ke inat ti reeeeeeeee
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 14:48
det
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 14:53
Gjilanasi shkruajti:
Shkodrania shkruajti:lum ju gjilansi shkoni shkoni ne dardhe kkk

skam qen asnji her,, po kam par ne foto vend i bukur,, kshu dhe i bej propozimin live dhe vizitoj live ket vend do jet e perkryer

na ke inat ti reeeeeeeee

mire mo gjilansi po vi dhe un...ti cift me at zonjen tane e un cift me shokun tem....ke inat ti grrrr
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1810
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2012
http://wiki.portalikosovar.com/

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 14:54
Shkodrania shkruajti:
Gjilanasi shkruajti:
Shkodrania shkruajti:lum ju gjilansi shkoni shkoni ne dardhe kkk

skam qen asnji her,, po kam par ne foto vend i bukur,, kshu dhe i bej propozimin live dhe vizitoj live ket vend do jet e perkryer

na ke inat ti reeeeeeeee

mire mo gjilansi po vi dhe un...ti cift me at zonjen tane e un cift me shokun tem....ke inat ti grrrr

jo kshu sdu uneeeeeeeeeeeeeeeee un dua shkoj veteme em at qe i kam kerkuar propozimin
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mon 4 Mar 2013 - 17:17
ne det
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Tue 5 Mar 2013 - 9:53
vec pushime te jen.......
Sponsored content

Pushimet, në det, mal apo në fshat  Empty Re: Pushimet, në det, mal apo në fshat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi