Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Modernët, meshkujt që nuk ndryshojnë kurrë  Empty Modernët, meshkujt që nuk ndryshojnë kurrë

Wed 7 Jul 2010 - 16:02
“Eh nuk ekzistojnë më meshkujt e një kohe!”- ankohen shpesh femrat e më shumë se një ankim, kjo shprehje të duket sikur kërkon të evokojë modelin mashkullor tradicional të “padronit”, kundër të cilit kanë luftuar kaq shumë. “Meshkujt nuk ndryshojnë kurrë!”, - pëshpëritin konfidencialisht me njëra-tjetrën, e kjo mjafton për të zhvlerësuar në çast përpjekjet shumëvjeçare mashkullore për t’ju përshtatur një shoqërie në evoluim të vazhdueshëm. “Mashkulli im dua mbi të gjitha të jetë modern!” – e ky pohim vë në paqe kontradiktat e shpirtin femëror.

Mashkulli modern u pëlqen të gjithave, në veshje, në sjellje, intelektualisht e ekonomikisht. Po po dhe ekonomikisht mashkulli i sotëm duhet të jetë modern, duke pranuar kurthin o kushtin e një shoqërie që i kërkon t’i dedikohet ekskluzivisht parasë, përfitimit, interesit. Mashkullin modern femrat e duan ta kenë mik, të dashur, bashkëshort, bashkëbisedues. Kërkohet, joshet, stimohet, mitizohet.

Kush është mashkulli modern sot?

Energjik e i suksesshëm, joshës e transformues, femëror e fantazues, ambicioz e politikisht i impenjuar, ironik e mbi të gjitha modern, kjo është lista e epiteteve që mashkulli i çdo epoke do i vishte vetes me shumë dëshirë. Mjafton t’i shëtisësh për pak orë pub-et më “cool” të kryeqytetit e të kalosh pak kohë në shoqërinë e tyre, për të kuptuar se dy stile jete mashkullore po pushtojnë metropolin tonë modest, mashkulli “dandi” e mashkulli “bohemian”. Ashtu si dhe moda që nuk bën gjë tjetër veçse rikthen stilet e mëparshme nën freskinë e kërkesave sociale, ashtu dhe mashkulli ynë modern po evokon pothuajse mënyrën e jetesës së dy shekujve më parë, “dandism e bohemian”, kaq të përfolur e të ndryshëm mes tyre, me një dëshirë të vazhdueshme për t’ju përshtatur së sotmes e pse jo dhe të ardhmes. Mashkulli “dandi”, e për kë po flasim? Për ata meshkuj për të cilët stili është gjithçka. “I shëmtuari mbulohet, i pasuri e budallai dekorohen. Eleganti vishet. E eleganca nuk konsiston shumë në veshje sesa në mënyrën e mbajtjes së saj. Indiferenca në veshje është një vetëvrasje morale e veshja është një shprehje e shoqërisë”.

Me këto fjalë, pjesë e tekstit “Traktati i jetës elegante” pothuajse një shekull më parë Honorè de Balzak, përpiqej të bindte lexuesit se stili i jetës elegante është një kategori e ekzistencës, i destinuar t’i mbijetojë çdo revolucioni. Ky mashkull dandi për të cilin shprehet Balzak e që i kundërvihet me shumë dëshirë, ka një kufi të nënvizuar mirë midis; inteligjentit, njohësit të botës, zotërues i shijes e i kulturës, dhe gjithë grupit të të pasurve të rinj, të sapofutur në shoqëri, të dallueshëm nga vulgariteti e korrupsioni.

Fizikisht “mashkullin dandi” është e lehtë ta njohësh: perfekt në veshje ekskluzive të një tipi marke, pothuajse përherë me xhaketë e kravatë, që edhe pse nuk janë komode, për të janë shumë më moderne sesa një xhaketë “jeans”, me flokë të sistemuar mirë, duar të kuruara, me një lëkurë të lëmuar, pothuajse gjithmonë i nxirë nga efekti i llambave diellore. Përherë i qetë, i superimpenjuar në telefonata të vazhdueshme pune, i lodhur nga të paaftit që e rrethojnë e me një self-control të admirueshëm. Frekuenton lokalet trendy chillout, njeh (apo të paktën thotë se njeh) persona të rëndësishëm, është i sigurt se një ditë do të bëhet dikushi. Edhe pse e fsheh shumë mirë, dandi nuk ka një konsideratë të madhe për femrat e ajo çka i intereson në marrëdhënie me to është sipërfaqësore. E josh femrën, flirton me të vetëm e vetëm për ta parë se si përgjigjet ajo. Nuk është romantik e adhuron prakticizmin e ideve, kërkon vetëm zgjidhje e kurrë probleme.

Mashkulli “bohemian” fizikisht ka një stil veshjesh komode, plotësisht origjinal. Përherë me pak mjekër, me një model flokësh të ngjashëm me këngëtarin e tij të preferuar. Me të pamungueshmin shall në fyt, edhe pse temperatura mund të shënojë 30 gradë e me kufjet në vesh. Është një ëndërrimtar i përhershëm, një artist amator që nuk kërkon publicitet, por që pret të vijë publiciteti tek ai. U pëlqen të jenë shpirtërisht endacakë e kanë një ideal femre që nuk mundin kurrë ta takojnë. Bohemiani ndjehet artist në gjithçka që bën, kur ecën, kur flet, kur josh e adhuron të konsiderohet romantik e shpirtërisht i lirë. Gjithmonë krijues e me një gjuhë të pasuruar nga thëniet e autorëve të tij të preferuar. Pothuajse përherë janë bijë pasanikësh e zgjedhin të jenë bohemianë vetëm nga gustot e argëtimit për të qenë të tillë. Kur mërziten e rigjejnë shpejt veten borgjezë. Por nuk duhet të harrojmë se bohemianët e vërtetë bëhen të pasur falë suksesit të artit të tyre.

Mashkulli dandi, dikur demode nën veshjen e tij klasike e pëlqimisht i ekspozuar vetëm nëpër sfilata mode, sot josh e joshet, pëlqehet, adhurohet, kopjohet. Mashkulli bohemian dikur i harruar në paaftësinë e tij artistike, sot kuriozon, mahnit, frymëzon e shoqëria e tij kërkohet me çdo kusht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi