Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 1:12
Fatma ka 12 vjet me shami, por nuk është ndjerë kurrë e ngacmuar, përkundrazi ka ndjerë resspekt. “Djemtë pyesin, por nuk ngacmojnë, femrat hedhin fjalë si “po pse mi none ke vënë shaminë...”Albina Hoxha Fatmën e takojmë në xhami. Ajo është duke dhënë mësim vajzave më të reja, të cilat duan të mësojnë më shumë për fenë islame. Në këtë intervistë për fundjavën e Shekullit Fatma na tregon se duke ecur në rrugët e kryeqytetit ndihet e veçantë dhe e vlerësuar nga meshkujt. Këtë ndjesi thotë se e ka nga mbulesa. Ndryshe nga vendet e tjera në botë në Shqipëri ndodh e kundërta? Femrat myslimane nuk ngacmohen seksualisht nga meshkujt në rrugë, por ato ndihen të vlerësuara prej tyre. Në Komunitetin Mysliman na sigurojnë se nuk ka pasur asnjë rast denoncimi nga femrat myslimane për ngacmime seksuale në rrugë.

Fatma, si ndihesh kur del në rrugë me shami?
Ndihem mirë dhe e veçantë. Për më tepër mendoj se kam një respekt nga të gjithë. E kam vendosur shaminë prej 12 vitesh. Në atë periudhë kohe kishte shumë pak vajza të mbuluara dhe për shkak të kësaj bija në sy. Atëherë tërhiqja vëmendjen e kalimtarëve. Përpara se unë të mbulohesha, nëse shikoja një femër të mbuluar edhe vetë e ktheja kokën. Tani akulli është thyer dhe ka më shumë femra me shami në kokë, nuk është më tabu kjo gjë. Tani ndjej një interes më të pakët kur eci rrugës.

Po thoni se ka ndryshuar mentaliteti?
Po, ka ndryshuar.

Për çfarë ju pyesin zakonisht njerëzit që janë kuriozë?
Po më kanë pyetur se si jetojmë ne, a martohemi ne, a shkojmë ne të argëtohemi, deri ku është caku i argëtimeve tona, a shkojmë ne për shoping etj. Për shembull më kanë thënë: “O goce, a futesh në dyqan?”

Keni pasur ngacmime seksuale nga meshkujt?
Jooo. Në asnjë rast. Nuk them vetëm për tani, kohët e fundit por flas për 12 vite me radhë, që në momentin që unë jam mbuluar. As nga shoqet e mia nuk kam dëgjuar një histori ngacmimi seksual.
Femrat e mbuluara në Shqipëri nuk ngacmohen.

Në vende të tjera kemi lexuar që ankohen që shamia nuk i mbron nga ngacmimet seksuale...
Nuk e di. Ngacmimi më i madh që më ka ndodhur mua është ngacmimi nga femrat.

Nga femrat?
Po. Meshkujt janë të shtyrë thjesht nga kureshtja se si jeton një femër e mbuluar, kurse femrat shprehen ndryshe. Kam dëgjuar shprehje të tilla: sa bukur ngjan me shami, po pse mi none ke vënë shaminë dhe ke mbuluar gjithë këtë bukuri...

Po gjatë udhëtimeve me urban, ose kur jeni duke pirë një kafe me shoqet keni ndjerë ndonjë ngacmim?
Jo, nuk më ka ndodhur. Shiko, një femër myslimane ka turp, është e turpshme. Sot është bërë e modës që femrat të mos kenë turp, të sillen lirshëm, të flasin lirshëm sepse kështu janë më “in” dhe më “trendy”. Një thënie në fenë islame thotë që një njeri që nuk turp bën çdo gjë. Turpi për ne është gjysma e besimit.

Dmth asnjë ngacmim nga meshkujt?
E them me sinqeritet, që në momentin që kam vënë shami nga gjinia mashkullore kam pasur shumë më tepër respekt se më parë.

Si e shpjegoni këtë fakt?
Po... Ka aq shumë femra të tjera që janë me minifunde, me dekolte të hapura... saqë nuk lind nevoja të ngacmojnë femra me shami kur kanë femrat të tjera plot që nuk i refuzojnë.

Meshkujt megjithatë e kanë në natyrën e tyre të ngacmojnë femrat...
Dikush mund të të shohë dhe të të ngacmojë vetëm nëse sheh një sinjal apo një shenjë nga ty. Femrat e dinë këtë gjë. Nëse një mashkull të sheh një herë dhe ti nuk i përgjigjesh atëherë ai nuk të sheh më sepse ka femra plot. Ai nuk e humb kohën me një që nuk i përgjigjet. Nëse e shikon edhe ai të shikon... kështu fillon dhe shkojnë më larg gjërat. Kot nuk kanë thënë: “Femra e fut shejtanin në shishe”. Unë mendoj se femra i mendon të gjitha dhe më pas bën sikur është ajo preja.

Bio
Emri: Fatma Naçi
Mosha: 26 vjeçe
Profesioni: Redaktore
E martuar, nënë e dy djemve

Teologu Naçi: Nuk kemi raste denoncimi, shamia ndihmon ta shohësh femrën jo si objekt seksual

Teologu Elvis Naçi mendon se mbulesa luan pikërisht rolin e kundërt: Gruaja e mbuluar në këtë rast nuk shikohet vetëm si një objekt joshës dhe seksual. Por mbi të gjitha vlerësohet intelekti, vlerat, dhe meritokracia e saj në shoqëri. “Nuk kemi asnjë denoncim për ngacmime seksuale ndaj tyre”, – thotë ai në këtë intervistë për Shekullin.

Përse femrat myslimane duhet të mbulohen? Për cilat arsye?
Arsyeja kryesore që Zoti obligon një femër myslimane të mbulohet është identifikimi që ato janë besimtare, dhe në të njëjtën kohë është dhe urtësia e ruajtjes së moralit të shoqërisë. Femra myslimane është e urdhëruar nga Zoti të mbulojë të gjitha pjesët provokative dhe joshëse, të cilat po të shfaqeshin do të krijonin terren për ngacmime seksuale nga ana e meshkujve, gjë të cilën e vërejmë qartas në rastet kur femrat paraqiten provokuese. Një element i rëndësishëm i vendosjes së shamisë është krijimi i personalitetit të femrës, e cila në këtë rast nuk shikohet vetëm si një objekt joshës dhe seksual. Por mbi të gjitha vlerësohet intelekti, vlerat, dhe meritokracia e saj në shoqëri.

A i mbron mbulesa nga ngacmimet seksuale të meshkujve?
Ne theksuam më sipër se një nga qëllimet e vendosjes së shamisë është mos ekspozimi i femrës si objekt joshës, prandaj nuk janë vënë re ngacmime të kësaj natyre.

A ka pasur raste denoncimi nga ana e femrave myslimane për ngacmime seksuale?
Femrat myslimane në vendin tonë nuk ngacmohen seksualisht. Nuk kemi asnjë denoncim për ngacmime seksuale ndaj tyre.

Megjithatë, femrat e mbuluara bien në sy....
Është e vërtete që femrat myslimane të mbuluara bien në sy, por kjo jo për arsye të joshjes, por për arsye të një veshje të veçante, e cila i bënë njerëzit më kurioz për t’i shikuar. Një e vërtetë nuk mund të mohohet se forma se si mbulohet një femër myslimane edhe sikur të duash të shikosh diçka joshëse tek ajo nuk mundesh.
Besoj se është e qartë kur nëpër ambiente të ndryshme ka shume femra të cilat kanë një veshje ngacmuese, meshkujt janë më të prirur të ngacmojnë këtë kategori femrash. Mund të themi se një pjesë e tyre edhe mund t’i mirëpresin këto ngacmime. Me këtë nuk dua të them se femrat e mbuluara janë më të mira se femrat e tjera, sepse njerëzit i gjykon Zoti dhe jo ne. Por mbulesa është vetëm zbatimi i një urdhri hyjnor që është urdhëruar për të mirën tonë.
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 1:32
paramendo si do te reagonin mashkujt ne rruge nese aty pari kalon nje vajze me shume e zhveshte se e veshne ?

dhe atehere analizoni si eshte me mire.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 1:37
Ka rrespekt midis feve ne te gjithe trojet SHqiptare Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1986279574
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 1:41
Abdulgafuri shkruajti:paramendo si do te reagonin mashkujt ne rruge nese aty pari kalon nje vajze me shume e zhveshte se e veshne ?

dhe atehere analizoni si eshte me mire.

Te flirtuarit nje femer sepse eshte gjini e bukur,joshese kjo nuk eshte dicka tragjike sic doni ti paraqisni ju...Perkundrazi tragjike eshte kur abuzojne me to jo kur admirojne gjinine e bukur dhe e flirtojne...E bukura shihet e terheq
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 1:42
Tironci shkruajti:Ka rrespekt midis feve ne te gjithe trojet SHqiptare Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1986279574

grrrr E bukur kjo perralla qe the stern
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 1:45
Anna shkruajti:

Te flirtuarit nje femer sepse eshte gjini e bukur,joshese kjo nuk eshte dicka tragjike sic doni ti paraqisni ju...Perkundrazi tragjike eshte kur abuzojne me to jo kur admirojne gjinine e bukur dhe e flirtojne...E bukura shihet e terheq

a veq po ke deshire me i ba qef veti apo eshte pak ma ndryshe?
ju siq duket e keni postu kete dhe se keni lexu fare qfar thot aty?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:00
Abdulgafuri shkruajti:
Anna shkruajti:

Te flirtuarit nje femer sepse eshte gjini e bukur,joshese kjo nuk eshte dicka tragjike sic doni ti paraqisni ju...Perkundrazi tragjike eshte kur abuzojne me to jo kur admirojne gjinine e bukur dhe e flirtojne...E bukura shihet e terheq

a veq po ke deshire me i ba qef veti apo eshte pak ma ndryshe?
ju siq duket e keni postu kete dhe se keni lexu fare qfar thot aty?

Ngacmim seksual quhet e flerti i thjeshte tek ne Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 2585209286 E pranoj qe ka femra qe e ekzagjerojne me xhveshjen e tyre duke u munduar te ndjekin moden por nuk besoj se eshte e vetmja arsye qe i shtyn meshkujt ti ngacmojne seksualikisht ato..pasi edhe me pare kane ndodhur keto kur femra skish perparuar kaq e ishte shume me e kujdes'shme me veshjen e sjelljen e saj...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:07
Anna shkruajti:
Tironci shkruajti:Ka rrespekt midis feve ne te gjithe trojet SHqiptare Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1986279574

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 3631317773 E bukur kjo perralla qe the Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1986279574
.

provo te pish nje kafe ne Athine dhe thuaj qe jam Myslimone ..????

provoje te njeten gje ne Tirone dhe thuj qe jam ortodokse ?????

perfundimin e nxjerr vete ska nevoje te degjosh perrallat??????
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:10
Tironci shkruajti:
provo te pish nje kafe ne Athine dhe thuaj qe jam Myslimone ..????

provoje te njeten gje ne Tirone dhe thuj qe jam ortodokse ?????

perfundimin e nxjerr vete ska nevoje te degjosh perrallat??????

pajtohem plotesisht me tironcin qe populli shqiptar deri me tani gjithmone ka qen tolerant dhe per kete jemi shembull per popujt tjere. ndoshta kjo i duket dikujt si perralle por ne te vertete eshte realitet.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:15
Tironci shkruajti:
Anna shkruajti:
Tironci shkruajti:Ka rrespekt midis feve ne te gjithe trojet SHqiptare Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1986279574

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 3631317773 E bukur kjo perralla qe the Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1986279574
.

provo te pish nje kafe ne Athine dhe thuaj qe jam Myslimone ..????

provoje te njeten gje ne Tirone dhe thuj qe jam ortodokse ?????

perfundimin e nxjerr vete ska nevoje te degjosh perrallat??????

Ne Greqi sa per dijeni eshte nje qytet i ter ku rrine vetem myslimane edhe kane xhami,jane shtetas Helene e ata,pervec te tjerash ka shume shtetas Arabe,Pakistane etj etj e grate e tyre jane te mbuluara por nuk hasin ndonje problem nga vendasit ketu..Ndoshta ju bie ne sy sepse sjane mesuar sic eshte edhe tek ne por nuk reagojne ne menyre racistike as i ngacmojne..

Nuk e di per ne Tirane por aty ku u linda une e u rrita i tregonin me gisht,edhe shpesh me perbuzje e tallje,e ashtu e kemi ne gjak te ngacmojme pak ne e te fusim hundet kudo...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:24

Kur nuk paska rracizem per Arabe e Pakistaneze...

pse kane kaq ksenofobi per SHqiptaret qe jane komshit me te afert te tyre ...

Pse i detyrojne te ndryshojne emrat e fen ???????????

hajde ANNA se GR njihet si shteti me rracist ne bote Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1610623031
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:34
Tironci shkruajti:

pse kane kaq ksenofobi per SHqiptaret qe jane komshit me te afert te tyre ... Mendon se kemi qene shembullore ne nga ana jone,mendohu pak e analizo gjerat,edhe ne te na vijne te hane te punojne te arsimohen e te jetojne ne tokat tona si do i shikonim ata....

Pse i detyrojne te ndryshojne emrat e fen ??????????? Kush i detyroi e pse,mos do te thuash se e pranonim vete kete per te erdhur me afer tyre e te na punesonin apo te perfitonim nga ta duke mohuar edhe vete origjinen tone!

hajde ANNA se GR njihet si shteti me rracist ne bote ..Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1610623031Nuk njihet por u be nga urrejtja e ligesia qe kemi,ne spo duhemi me njeri tjetrin e jo me te presim te na doje i huaji ,,Atehere kur ka kaq rracizem e skalojne mire pse jetojne e punesohen ne kete shtet keta Shqiptare...edhe ketu biem ndesh me fjalen e urte "aty ku ha nuk peshtihet" por ne kete raste peshtime sa me ska...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:42
Anna shkruajti:
Tironci shkruajti:

pse kane kaq ksenofobi per SHqiptaret qe jane komshit me te afert te tyre ... Mendon se kemi qene shembullore ne nga ana jone,mendohu pak e analizo gjerat,edhe ne te na vijne te hane te punojne te arsimohen e te jetojne ne tokat tona si do i shikonim ata....

Historia ka treguar te kunderten....

Pse i detyrojne te ndryshojne emrat e fen ??????????? Kush i detyroi e pse,mos do te thuash se e pranonim vete kete per te erdhur me afer tyre e te na punesonin apo te perfitonim nga ta duke mohuar edhe vete origjinen tone!

Pse nuk ndodh kjo gje me SHqiptaret ne ITALI apo diku tjeter?????

hajde ANNA se GR njihet si shteti me rracist ne bote ..Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! 1610623031Nuk njihet por u be nga urrejtja e ligesia qe kemi,ne spo duhemi me njeri tjetrin e jo me te presim te na doje i huaji ,,Atehere kur ka kaq rracizem e skalojne mire pse jetojne e punesohen ne kete shtet keta Shqiptare...edhe ketu biem ndesh me fjalen e urte "aty ku ha nuk peshtihet" por ne kete raste peshtime sa me ska..

.Historia perseri tregoi ndryshe gjate luftes se 1999 ne KOSOVE
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mon 6 Aug 2012 - 2:53
Historia ka treguar te kunderten....

Jane interesa te tjera keto lidhur me politiken e dy vendeve e populli eshte loja e tyre!

Pse nuk ndodh kjo gje me SHqiptaret ne ITALI apo diku tjeter?????

Kam bindjen se kudo ndodhin vetem se bemat e Gr i reklamojne me shume e degjohen...

Historia perseri tregoi ndryshe gjate luftes se 1999 ne KOSOVE

Historia e nderthurur me politiken e interesat personale,por jo populli..
Sponsored content

Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë! Empty Re: Ngacmim seksual në rrugët e Tiranës? Nga meshkujt, kurrë!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi