Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

John Travolta paditet për ngacmim seksual Empty John Travolta paditet për ngacmim seksual

Wed 9 May 2012 - 10:26
John Travolta paditet për ngacmim seksual Travolta-John


John Travolta është paditur për ngacmim seksual nga një masazhator që ka deklaruar se aktori i famshëm u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe e preku në organet gjenitale gjatë një seance masazhi.

Sipas ‘TMZ’ (faqe online e specializuar për VIP-a), burri me nofkën “John Doe” akuzon Travoltën për agresion seksual dhe kërkon 2 milionë dollarë për shkaktim stresi.

Akuzuesi pohon se gjatë një seance masazhi në hotelin Beverly Hills, në Los Angeles, Travolta u zhvesh para tij dhe i preku gjenitalet.

Sipas “John Doe”, Travolta i zbuloi atij se famën e ka fituar edhe me “favore seksuale” që ka bërë në fillim të karrierës.

Zëdhënësi i Travoltës bëri të ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në E!News se aktori nuk ndodhej në Los Angeles kur ka ndodhur incidenti në fjalë dhe në këtë mënyrë “akuza është veç një trillim” dhe akuzuesi po kërkon “famë dhe para” në mënyrë të pistë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi