Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rashida Jones: “John Travolta ta pranojë përpara botës se është homoseksual” Empty Rashida Jones: “John Travolta ta pranojë përpara botës se është homoseksual”

Wed 15 Aug 2012 - 16:22
Message reputation : 100% (1 vote)
Rashida Jones: “John Travolta ta pranojë përpara botës se është homoseksual” John-travolta-swim-trunks-205x300Vajza e producentit të njohur muzikor Quincy Jones, Rashida Jones, gjatë një interviste ka deklaruar se ” Dua që John Travolta të dalë hapur dhe të pranojë përpara botës se ai është homoseksual”.

Ky shkrim, citon alb-observer.com, ka tronditur mijëra fansa të aktorit por ka shokuar dhe miqtë e John Travoltës. Ndër të tjera, aktorja Rashida Jones ka shprehur admirimin e saj për Frank Ocean, i cili pranoi homoseksualizmin e tij së fundmi.
“Ka ardhur koha që atletët, aktorët dhe njerëzit e rëndësishëm të pranojnë botërisht prirjet e tyre seksuale. Një yll hollivudi si John Travolta duhet ta kishte bërë me kohë diçka të tillë. Edhe sa kohë duhet të kalojë përpara se të marrë kurajon?” deklaroi Jones .

Këto deklarata aspak të hijshme për 58 vjeçarin vijnë pas skandalit, ku disa masazhatorë e akuzuan në publik se ai i kishte ngacmuar seksualisht. Vetë Travolta nuk ka reaguar ndaj kësaj deklarate, por ai gjithmonë i ka refuzuar pretendimet mbi homoseksualizmin e tij, duke ofruar prova që dëshmojnë të kundërtën./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi