Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Portrete diplomatësh dhe të rinj euforik në rrugët e Tiranës Empty Portrete diplomatësh dhe të rinj euforik në rrugët e Tiranës

Fri 29 Jun 2012 - 2:54
Portrete diplomatësh dhe të rinj euforik në rrugët e Tiranës B_200_150_16777215_00___images_Jete_Avni_Cela_6E.Sako/E.Resuli
Avniu me laps plumbi pikturon portrete, Sokoli me oriz formon emra e flamuj, Eltoni me bojëra në mure e pemë realizon heronjtë e jetës së tij të përditshme, të gjithë këta bëjnë art. Janë artistë të rrugëve dhe bien në sy jo vetëm nga kalimtarët e rastit, por edhe nga të huajt që jetojnë në Shqipëri. Këta janë mysafirët tanë sot në “Jetë” .
Tek të gjithë këta ndërthuren dy elementë; pasioni për të bërë art dhe krijimi i mundësive ekonomike për familjen, të cilat duhen respektuar në rrugë paralele. Në rrugët kryesore të Tiranës vërejmë dhjetëra personazhe, që në tablotë e piktorëve përcjellin karaktere dhe psikologji të ndryshme. Apo të tjerë, që nëpërmjet tendosjes dhe shtendosjes së telave krijojnë gërma dhe nëpërmjet gërmave krijojnë emra, që të rinjtë i varin në qafë. Kjo, një tendencë e fundit në metropol dhe një mundësi fitimi për Fredin që merr çdo ditë porosi të ndryshme.
Ngjyra
Përveç ngjyrave dhe karaktereve që na përcjell kryeqyteti në një ditë të zakonshme, nëpërmjet pikturave që bëhen në rrugë, një panoramë të veçantë të japin dhe kompozimet shumëngjyrëshe që bëhen me lulet. Në zonën e Liceut dhe të ish-Bllokut, tregtimi i luleve është kthyer në biznes të rrugës. Por për të fituar më tepër, ata kanë zgjedhur një mënyrë të mirëfilltë, duke krijuar buqeta të veçanta për shijet e të rinjve, kurora të vogla për një dhuratë simbolike dhe me pak kosto, shporta me lule etj. Ndërsa, të tjerë bëjnë muzikë me firzamonikë, çifteli, apo këndojnë këngë të ndryshme.Portrete diplomatësh dhe të rinj euforik në rrugët e Tiranës B_200_150_16777215_00___images_Jete_427616_10150540310347944_1368823076_nNjeriu që bën portretet e diplomatëve

Në një ditë të zakonshme në rrugët e Tiranës, pranë bulevardit kryesor, shohim ambasadorin Amerikan në Tiranë, zotin Aleksandër Arvizu. Por këtë herë ndryshe nga herët e tjera, atë e shohim të hedhur në telajo, në një portret bardh e zi. Afrohemi dhe pyesim piktorin, sepse figura e ambasadorit amerikan tërheq vëmendjen, i cili na rrëfen të gjitha “përsetë” që kemi në mendje. 52 –vjeçari, Avni Çela, nga Laçi, tregon se portreti i zotit Arvizu, ndodhet aty sepse ai është një figurë diplomatike e njohur për shqiptarët dhe normalisht, që do të tërheqë vëmendjen. Avniu tregon se gjatë luftës së Kosovës, atasheu ushtarak anglez (të cilit nuk ja kujton dot emrin), shkoi në studion e tij dhe e mori në rezidencë për t’i bërë një portret live. Atasheu anglez kishte ngelur shumë i kënaqur dhe i befasuar nga puna e Avniut.
Nga Laçi në Tiranë për portretet
Pas fasadës së diplomatëve, Avniu është një njeri i thjeshtë, që ka dy djem gjimnazistë për të mbajtur dhe bashkëshorten. Ai vjen çdo mëngjes nga Laçi në Tiranë për t’u bërë portrete kalimtarëve, që tërhiqen nga puna e tij. Në orën 08.00 të mëngjesit ai hap telajot në trotuar për t’i mbyllur në orën 17 e 30 minuta. Piktura është një pasion që e ka ndjekur prej vitesh, pasi ai ka punuar si mësues vizatimi në zonën e Laçit. Pas ekspozitave personale dhe pjesmarrjeve në disa evente të rëndësishme jashtë vendit, ai në vitin 1997 la punën si mësues dhe mori një lokal me qira, të cilin e ktheu në një studio të vogël për të punuar dhe tregtuar piktura. Ndërsa sot e ka të vetmen punë që bën. Por, ndihet i lumtur që pasionin e tij e kanë vazhduar edhe dy djemtë e tij, të cilët punojnë në shtëpi.
Ai na rrëfen se portretin e Arvizusë e ka nisur para pak minutash dhe është duke e përfunduar, ndërsa na shpjegon se arsyeja e krijimit të portretit të tij është që të tërheqë klientelën dhe me shpresë, që pse jo dhe Arvizuja ta shikojë dhe ta blejë. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me ish-ambasadorin Italian në Tiranë, Paolo Forestin, i cili në shtëpinë e tij mban 20 piktura të Avni Çelës. E ndërsa e pyesim se përse kjo simpati e Forestit ndaj punës së tij, ai nis rrëfimin: “ Forestin e kam njohur në një ekspozitë personale që kam bërë në Muzeun Kombëtar, në vitin 1991, ku ai mori pjesë dhe bleu një pikturë. Më pas, bëri një vizitë në ministudion time, në një lokal që unë e kisha marrë me qëra në Krujë. Aty bleu disa piktura. Në vitin 1992 u hap ekspozia Kombëtare “Onufri”, ku mori pjesë dhe bashkëshortja e Forestit, e cila bleu portretin e një gruaje shtatzënë, që natën e errët varros bashkëshortin”.
Tregtimi i pikturave
“Është e vështirë t’i bindësh njerëzit të bëjnë portrete, sepse janë të ndrojtur. Më shumë punoj me vizitorë kosovarë. Çmimet janë të favorshme 800 lekë për një portret live dhe 1800 lekë për portret me foto”,-jep detaje Avniu, i cili bën minimumi një portret në ditë. “Artisti në shqipëri është i pavlerësuar”,- përfundon fjalinë me dhimbje në sy. Ai është i pari që ka bërë portrete në rrugë në Shqipëri dhe më pas, filloi dhe u përhap edhe tek disa aristë të tjerë.Portrete diplomatësh dhe të rinj euforik në rrugët e Tiranës B_200_150_16777215_00___images_Jete_Avni_Cela_1Shkruaj emrin tënd…
Nëse do t’i bësh dhuratë dikujt, në rrugën e Tiranës e gjen një alternativë. Fredi është një djalë që shet emra. Deklarimi i emrit nuk bëhet vetëm në dokumentet zyrtare, por tani emrin tënd mund ta deklarosh nëpërmjet një varëseje me material serm. Artizanë të veçantë, që merren me punimin e detajeve, krijojnë emra në tela sermi. Kushdo që dëshiron një varëse të shkruar me emër, mund të drejtohet tek Fredi, i cili merr porosi dhe më pas bën punimin dhe krijimin e emrit të porositur. Ai na thotë: “Më jep 600 lekë dhe gjeje emrin tënd në emrat e gatshëm varur në tabelë, ose ma lërë porosi dhe mund ta bëj më pas”. Portrete diplomatësh dhe të rinj euforik në rrugët e Tiranës B_200_150_16777215_00___images_Jete_Sokol_Tifi_Mjeshtri_Orizit_4Arti i rrugës

Sokol Tifi
Art me oriz
Sokol Tifi është 34 vjeç. Profesioni i tij nuk mësohet në ndonjë shkollë. Në një kokërr të vogël orizi ai shkruan emra, iniciale, data, pikturon edhe flamuj, shkruan edhe shprehje të ndryshme, të cilat ia kërkojnë klientët. Duket e vështirë? Në fakt, duket e pamundur! Materialet që përdor nuk janë të kushtueshme, pasi një pjesë të tyre i bën vetë në kushtet e shtëpisë, ndërsa pjesa tjetër si: metali dhe lidhëzat kushtojnë pak dhe është e thjeshtë për t’i gjetur. Por, mbi të gjitha është pasioni dhe përqendrimi. “Të shkruash në oriz, -thotë Sokoli, është e vështirë, duhet një kaligrafi e mirë, durim dhe shumë pasion. “Shumë njerëz mund ta provojnë, por janë të pakët ata që ia arrijnë”, -thotë ai. Ai nuk harron të shpjegojë se pjesë shumë e rëndësishme kësaj pune është edhe bashkëshortja, Alda. Ajo përveç pikturës në oriz bën edhe bizhu, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe janë krijuar nga vetë ajo. Vendqëndrimi i tij është rruga. Nga mëngjesi deri në darkë, qëndron në pritje të dikujt që përqafon artin e tij dhe kërkon të ketë të shkruar diçka. Diçka që nuk është bërë në sallone të shtrenjta apo dyqani ku shkëlqen guri i zvarovskit...

Elton Bardhoshi
Heronjtë e Eltonit në muret e rrugëve
Eltoni 24 vjeç. I lindur te “Kafja e Xhafës”, në Ibën e Sipërme. Tetëvjeçaren e ka bërë te “Vait Haka”. Heronjtë e Eltonit janë një grup të rinjsh të hipur mbi makina luksi, të qeshur e euforikë. Në grafit ndërthuren pastaj simbolet, shenjat, figurat. I riu duket se ka bërë një pakt edhe me natyrën. Rreth e qark shtëpisë, ku dikur ka ndenjur për çdo ditë nga ora 8.00-19.00, në zonën e quajtur “Art Tonic”, pemët herë shërbejnë si zbukurime, herë janë pjesë e vetë pikturës. Gungat e tyre, relievet, kanë marrë formën e tipareve të njeriut. Klientët e përhershëm janë të sapomartuarit, pronarët e lokaleve, ndonjë turist që i bie rruga për Ibë, kopshtet dhe shkollat. Të parët duan të fiksojnë në pikturë momente gëzimi dhe për këtë paguajnë nga 500 lekë deri në 15 mijë. Të ardhurat mujore të Eltonit kapin shifrën 25.000 lekë. A ia del dot? Ai “nxjerr nga xhepi” mundësinë tjetër të zgjidhjes: realizimin e skulpturave. Dikush në Sauk është i gatshëm t’i tregtojë ato. Elton Bardhoshi beson se “galeria” e tij nuk do të jetë gjithë jetën në gji të natyrës, ku degët e pemëve shërbejnë si korniza. Ndoshta do ta ketë edhe ai një galeri, si ato të vërtetat ama.

Iva, emri platin që i humbi në plazh

Iva Mera, vajza e njohur e ekranit shqiptar është nga ata persona, që ka mbajtur për një kohë të gjatë emrin e saj të varur në qafë. “E kam porositur në Francë”,- thotë ajo, “ka qenë platin”. Me keqardhje na tregon se “emri” i ka humbur në plazh dhe po mendon të porosisë një tjetër. Në fillim e ka mbajtur se para katër vjetësh ishin shumë në modë këto lloj varësesh dhe i pëlqente shumë. “Më pëlqen shumë, sepse emri im është i shkurtër dhe i bukur. Apo jo!?”,- rrëfehet ajo duke qeshur. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi