Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Libri më i vjetër i padëmtuar europian shitet 9 milionë paund Empty Libri më i vjetër i padëmtuar europian shitet 9 milionë paund

Sat 21 Apr 2012 - 3:24
Libri më i vjetër i padëmtuar europian shitet 9 milionë paund F1_18libri1334770788-300x175Libri më i herët europian, i padëmtuar nga koha, i cili ishte vendosur në arkivolin e një shenjti për qindra vjet me radhë, është blerë nga Libraria Britanike për 9 milionë paund.

Libri i shekullit të shtatë, Ungjilli i Shën Kuthbertit, është paraqitur në librarinë “King’s Cross”, në veri të Londrës. Përpjekjet për të mbledhur fondin disa milionësh për këtë libër janë bërë prej shumë kohësh nga britanikët. Libri u krijua në Veri të Anglisë në fund të shekullit të 7-të dhe u varros bashkë me shenjtin Kuthbert, një lider i herëshëm kristian anglez, në ishullin Lindisfarne, rreth vitit 698. Arkivoli më pas u hoq nga ky ishull për t’i shpëtuar mësymjes së vikingëve dhe u dërgua në Durham. Ky libër, që është një kopje e Ungjillit të Shën Gjonit, u gjet kur arkivoli u hap në këtë katedrale në vitin 1104. Kapaku i tij, i krijuar me lëkurë të kuqe, ka rezistuar fare mirë edhe sot. Kontributi më i madh në fushatën e mbledhjes së fondeve që t’i mundësonte këtë libër Librarisë së Londrës ishte 4.5 milionë paund dhe u bë nga Fondi Nacional i Memorialit të Trashëgimisë. Dama Line Brandlej, krye-ekzekutivja e Librarisë Britanike, tha se “të shikosh këtë thesar të vogël dhe intensiv nga periudha anglo-saksone, është ta shohësh atë ekzakt siç e kanë parë ata që e krijuan në shekullin e shtatë. Stili, faqet, madje dhe struktura e qepjes së librit na ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me paraardhësit tanë 1.300 vjet më parë”, tha ajo.

Shën Kuthberti ka lindur rreth vitit 634, në Northumbria dhe njihet si një nga shenjtët më të rëndësishëm të Mesjetës në Angli. Nisi si murg dhe vazhdoi karrierën fetare derisa u bë peshkopi i Lindisfarnes, por nuk e mbajti gjatë këtë post pasi u sëmur. Ai u varros në Lindisfarne në vitin 687 dhe më pas e zhvendosën në Durham për ta shpëtuar nga plaçkitjet e vikingëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi