Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare mund te bejne “ Termetet diellore”? Empty Cfare mund te bejne “ Termetet diellore”?

Sat 21 Apr 2012 - 3:33
Cfare mund te bejne “ Termetet diellore”? Images-21-300x300Sipas një zbulimi te ri, ngjarjet e fuqishme sizmike ne sipërfaqen e diellit mund te lidhen me nxjerrjen jashtë te grimcave te ngarkuara ne atmosferën diellore

Shkencëtaret kane lidhur gjithmonë tërmetet diellore me shpërthimet diellore, gjë qe mund te lëshojnë ne hapësire flukse rrezesh X, ultravjollce dhe lende. Me 15 shkurt 2011 shkencëtaret vunë re dy ngjarje sizmike dhe një shpërthim diellor, pak a shume ne te njëjtën ore, por shpërthimi nuk ishte dhe aq i nxehte sa te gjeneronte vale sizmike “ mendohet se nxehtësia dhe rrezatimi nga shpërthimit diellore lëshojnë një vale presioni mbi sipërfaqe, si dhe bubullima qe krijojnë nga rrufeja. Mirëpo, ngjarja e 15 shkurtit nuk është e tille”. – thotë Sergei Zharku astrofizikan ne Universitetit “ College” te Londrës. Me sa duket “ Stuhitë diellore “, te shkurtit te 2011-es u shkaktuan nga një derdhje e masës koronale, ose CME (“coronal mass ejection”). Një re e madhe grimcash te ngarkuara, qe shpërthen ne atmosferën e sipërme te diellit. “ Është hera e pare qe jemi dëshmitare te një ngjarje te tille sizmike diellore te shoqëruar CME; – thote Zharkov. “ Fale kësaj ndodhie u hodh poshtë teoria e shkëlqimeve diellore

Fuqia e “ termeteve diellore”
Ne vitin 1972 për here te pare shkencëtaret hodhën hipotezën e ekzistencës se tërmeteve diellore, qe te kujtojnë rrathët koncentrike qe krijohen nga hedhja e një guri ne një pellg ujë. Megjithatë veten ne vitin 1998 një grup studiuesesh njoftoi për një ngjarje sizmike te ndodhur ne diell, qe e zbulua mes te dhënave te viti 1996 nga sonda NASA-s “ Solar and heliospheric Observatory”. Tërmeti me magnitute 11.3 kishte ndodhur pas një shkëlqimi diellor dhe ishte 40.000 here me i fuqishëm se sai i San Franciskos ne 1906. Zharkov dhe grupi i tij i punës e cilësuan forcën e ngjarjeve sizmike te shkurtit 2011-s si 1000 here me te fuqishëm se tërmeti i marsit te vitit te kaluar qe ra ne Japoni. Vëzhgimet e reja te Zharkovit dhe kolegeve te tij sugjerojnë se ngjarjet sizmike ne sipërfaqen diellore mund te shkaktohen nga shume forca te tjera te ndryshme, e jo vetëm nga presioni i krijuar nga shkëlqimi diellor siç mendohej me pare. “ Një nga mundësitë është se flakërimat e grimcave te derdhjes se masës koronale mund te ushtrojnë presion nga lart mbi atmosferën diellore, duke nxitur kështu tërmetet diellore, – thotë Zharkov. Një teori tjetër është se linjat e fushës magnetike te shtresuara mund te lëshojnë vale akustike qe përhapen ne atmosferën diellore, ndërprerjet e cilave pas ndeshjes me sipërfaqen diellore sjellin ngjarje sizmike. “ ne ketë pike është e qarte qe nuk e kemi kuptuar ende mekanizmin e tërmeteve diellore. Kështu pra, proceset fizike qe i shkaktojnë mbetet ende një mister”.- thotë Zharkov. Shkencëtaret e NASA-s zbuluan se me 14 qershor te 2010-es sistemi ynë diellor po kalon përmes një reje te energjisë ndëryjore. Kjo re energjike dhe e elektrizuar e gazit pengon dhe ndërpret diellin ne lidhje me dobësimin dhe zhvendosjen e fushës magnetike te tokës, kështu qe bota po behet gjithnjë me e pa mbrojtur ndaj shpërthimit dhe rrezatimit intensiv te tij.

Te dhenat e mrekulluehsme nga dielli

Për te zbuluar këto mistere Zharkovi ka nevoje qe te shikoje ngjarje te tjera sizmike diellore dhe te mbledhë me shume te dhëna. Lajmi i mire është se sot janë aktive një numër me i madh satelitësh për vëzhgimin e aktivitete diellore, shume here me efikase se ato te mëparshmet. “ Te dhënat me te mrekullueshme vijnë nga sonda e NASA’s Solar Dynamics Observatory”. E lëshuar ne vitin 2010”, thotë Zharkovi. Sipas studiuesit, do te jete pikërisht ajo sonde qe do te siguroje pamjet me te mira te ngjarjeve sizmike diellore, qe po behet gjithnjë e me te zakonshme. “ këto tërmete diellore janë pjese e enigmës se shkëlqimeve dhe CME-se qe kane ndikim te madh ne klimën diellore, por gjithashtu mund te dëmtoje satelitet artificiale dhe te shkaktoje aurorat ( krijimin e dritave veriore qe njihen me ketë emër)”, – shpjegon Zharkovi. Ëndrra e shkencëtarit është qe te mund t’i përdore tërmetet diellore për te “pare” brenda diellit, ashti si sizmologët përdorin tërmetet për te matur thellësinë e planetit tone. Tërmetet diellore përshkojnë brendësinë e diellit dhe mund te na informojnë se çfarë ndodh brenda Yllit. Na duhet me doemos këto informacione për te kuptuar se çfarë ka nen sipërfaqen e diellit”, – përfundon studiuesi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi