Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Internet-kafetë burim infeksioni, s’ka kontroll Empty Internet-kafetë burim infeksioni, s’ka kontroll

Sat 21 Apr 2012 - 3:39
Internet-kafetë burim infeksioni, s’ka kontroll Internet-kafeTIRANE – Frekuentimi i internetkafeve nga fëmijët dhe adoleshentët, një nga aktivitetet kryesore të ditës për këto grupmosha, është kthyer në një fenomen shqetësues për mjekët okulistë.

Sipas tyre, këto qendra janë bërë burim infeksionesh, duke pasur parasysh higjienën e munguar. Kjo shpjegohet me faktin se, tastiera e kompjuterit nuk është aspak e pastruar, ndërkohë që përdorimi masiv dhe mungesa e higjienës në duart e përdoruesve e bën edhe më problematike situatën. Alarmin për “Gazeta Shqiptare” e jep mjekja okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3 në Tiranë, Suzana Zhuka, e cila ka konstatuar nga vizitat që kryen se rastet e infeksioneve që shkaktohen nga frekuentimi i këtyre qendrave janë shumë të larta, ndërkohë që me kalimin e kohës ato kanë ardhur duke u shtuar.

“Në infeksionet e syve ndikon shumë përdorimi pa kriter, me orë të zgjatura para kompjuterit dhe mos mbajtja e higjienës së tastierës së kompjuterit. Infeksionet bakteriale nga tastiera e kompjuterit janë shumë të përhapura këto kohët e fundit. Kjo pasi kompjuteri, që mund të jetë në një zonë të lagjes ku banojnë fëmijët që nga moshat e 9-vjeçares nuk është i disinfektuar me solucionet e posaçme disifektante, antibakteriale për këto tastiera”, – shpjegon mjekja. Problematik, për okulisten, mbetet edhe numri i madh i të prekurve brenda një dite, si pasojë e frekuentimit të dendur të internet-kafeve. ” Mikrobi qarkullon nga një person tek një tjetër sepse ai kompjuter mund të përdoret brenda ditës nga qindra fëmijë dhe të rritur. Problemi më i madh është se këto lloj infeksionesh, në këtë moment quhen infeksione ngjitëse, pra që kalojnë nga një person tek tjetri, duke u përhapur masivisht”, – shprehet Zhuka. Duke marrë parasysh situatën e krijuar, mjekja bën apel për të gjitha institucionet përgjegjëse, për të qenë më të mobilizuar dhe më të interesuar në lidhje me higjienën në internet-kafe, duke rekomanduar pastrimin e tastierave me solucionet përkatëse. Gjithashtu, ajo këshillon vetë fëmijët dhe adoleshentët, të cilët janë frekuentues të këtyre qendrave të përpiqen të mbajnë sa më tepër që është e mundur higjienën personale, për të shmangur në këtë mënyrë infeksionet e mundshme.

“Infeksionet e syve mjekohen, por duhet të kesh një higjienë maksimale vetjake të duarve, duhet të përdorësh syze mbrojtëse sidomos në stinën e verës dhe duhet të bësh rikontrollin tek mjeku dhe mjekimin e rregullt deri në momentin që infeksioni nuk është më dhe zhduket plotësisht. Këto rikontrolle bëhen të paktën një herë në javë dhe shikohet rezultati”, – shprehet okulistja. Ajo shpjegon se, bakteret që mbajnë tastierat e kompjuterit futen në mukozën e syrit dhe irritojnë atë duke dhënë djegie, kruarje dhe skuqje dhe në disa raste infeksioni vazhdon të avancojë edhe në pjesën më delikate që është xhami i syrit apo siç njihet ndryshe me emrin kornea./bw
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi