Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Spiuni Pa Kontroll Empty Spiuni Pa Kontroll

Fri 4 Jan 2013 - 19:59
Spiuni Pa Kontroll Largea_kadi_veseli_645px91357315341E
kanë kritikuar për ushtrim të kontrollit dhe pushtet të paautorizuar.
Por, ai thotë se kontrolli është sintagmë e keqe për një shoqëri, se nuk
mundohet ta kontrollojë as familjen e tij dhe se vetëm i ka shërbyer
atdheut. “Zoti nuk ju gjykon nga ato që thuhen për ju”, u përgjigjet
kritikuesve. Thotë se Adem Grabovci është mik i tij prej 20 vitesh, se
interpretimi i përgjimit të telefonatës mes tyre ishte i pamoralshëm dhe
se SHIK-u nuk ia kishte dhënë ish-zëvendësministrit informacionet e
2009-tës kundër Ramush Haradinajt. Sipas tij, me biznesin e vet, ka
pasur vetëm 1 për qind të qarkullimit nga kontratat publike. Kështu del
se, Kobit PC nën udhëheqjen e Veselit është kompani me qarkullim
milionësh.
Kadri Veseli thotë në një intervistë për Jeta në Kosovë
se ka njerëz që pretendojnë se ai ka qenë gjithnjë i përfshirë, por se
ka tërhequr vetëm penjtë nga prapaskena.
Mirëpo, ai nuk pranon të quhet njeri i fuqishëm.
“...Njerëzit
që kanë informata është e vërtetë se kanë fuqi. Por fuqia më e madhe
është humanizmi dhe sjellja në interes të shoqërisë e atdheut”.
A dërgoheshin në Partinë Demokratike të Kosovës informatat që i mblidhte SHIK-u?
“SHIK-u nuk ka qenë pjesë e asnjë partie. Kemi pasur bashkëpunim me pjesën më të madhe të koloritit politik”, thotë Veseli.
Ky
shërbim, sipas tij, ka punuar me një mision “që ka pasur për synim që
Kosova të mos konsiderohet si njollë e zezë ku sundon krimi i organizuar
dhe të mos konsiderohet si çerdhe e terrorizmit”.
Dhe, si i
mblidhte informatat SHIK-u? Organizata, thotë ai, kishte kompjuterë ku i
zhvillonte informacionet “kur trajtonte një rrethanë të caktuar”.
Por, shton Veseli, SHIK-u nuk kishte informacione të hedhura në letër dhe nuk kishte stoqe të informatave - një arkiv.
Sipas
tij, kjo organizatë kishte mbledhur informata të shumta edhe nga
Beogradi e që tregonin për planet serbe me implikime të rëndësishme për
Kosovën. Ai nuk ka folur në detaje për ndonjë prej këtyre dokumenteve.
Veseli
ndërkohë pranon se qëndroi nën hije si udhëheqës i Shërbimit Informativ
të Kosovës, por thotë se e kishte për detyrë të mos ekspozohej.
“Nuk
ka qenë se jam fshehur mirë. Në jetën time unë nuk jam ekspozuar. Kam
pasur një detyrë të caktuar së cilës në përpikëri iu kam përshtatur”,
thotë Veseli.
SHIK-u që udhëhiqej nga Veseli është përmendur në
raporte të botuara edhe nga Komiteti Komitetin Kombëtar për Politikën e
Jashtme të SHBA-së si organizatë e cila u vetëfinancua përmes reketit
ndërsa është akuzuar nga vrasësi i vetëdeklaruar Nazim Bllaca, i kthyer
në dëshmitar bashkëpunues, për atentate me porosi. Në dy raste, dëshmitë
e Bllacës kanë çuar në dënime por ato nuk janë ndërlidhur në aktgjykime
në mënyrë eksplicite me SHIK-un.
“Ka një thënie shumë të mirë për
këtë nëse u referohem çështjeve të krimit të organizuar e përvetësimit
material - ‘Zoti nuk ju gjykon nga ato që thuhen për ju, por nga ato që
keni bërë”’, shprehet Veseli.
Shërbimi...që ai drejtoi kritikohet
edhe për shantazh dhe ndikime financiare edhe nga drejtues të partive
politike që kundërshtojnë PDK-në në pushtet, ku Veseli u anëtarësua
zyrtarisht në muajin tetor.
Veseli përgjigjet me atë se “në Kosovë të gjithë e njohin njeri-tjetrin”.
“Zëri
i këtyre fyerjeve që tentojnë të dëmtojnë ish-strukturën që unë kam
udhëhequr - SHIK-un, është i njerëzve që kanë përfituar të mira
materiale, kanë përfituar miliona euro, kanë keqpërdor pozitat e tyre
institucionale”, shton ai.
Për vete, shton Veseli, nuk ka përvetësuar të mira materiale në këtë mënyrë.
Thotë
se jeton në një banesë në Prishtinë ndërsa se prindërit e vëllezërit e
tij jetojnë “po në të njëjtën shtëpi që kanë jetuar edhe më herët”, në
Mitrovicë.
Tutje, tek iu ka përgjigjur akuzave për krime nga
SHIK-u, Veseli pohoi se është përkundrazi klasa politike ajo që ka bërë
“prostituim publik me tema të ndjeshme siç janë vrasjet e pas-luftës”.
Veseli
thotë se klasa politike duhet të distancohet nga krimet e kryera “të
cilat e kanë degraduar lirinë e Kosovës” dhe t’i japë mbështetje
gjyqësorit për zbardhjen e rasteve dhe dënimin e secilit që ka kryer
vepra kriminale.
Pse e mbylli syrin në RTK?
Lodhja
ishte shkaku - thotë Veseli - pse kishte kërkuar pauzë gjatë një
interviste të drejtpërdrejtë në RTK, në mbrëmjen e pas-lajmeve, më 3
nëntor.
Ai i kishte bërë me sy dhe njëkohësisht edhe me dorë
gazetarit të RTK-së i cili, megjithatë, vazhdoi me pyetje, por mori
sinjalin nga regjia se intervista duhej të ndërpritej.
“Mund të ndodhë, edhe ka ndodhur. Njeriu lodhet dhe në moment të caktuar, kërkon pauzë”, thotë Veseli.
I kujtohet vetëm shenja me sy, por jo edhe me dorë.
“Nuk më kujtohet që ia kam bërë me dorë”, tha ai. “Nuk më kujtohet se nuk ka qenë diçka e organizuar”.
Ajo që ka ndodhur, sipas tij, nuk ka pasur të bëjë as me politikat redaktuese apo me influencë mbi RTK-në.
“Nuk është në natyrën time të demonstroj, të kem lakmi dhe të jem i sëmurë nga egoja”.
“...Në
jetën time nuk mundohem të kontrolloj as familjen. Mundohem të krijoj
raporte të shëndosha. Kontrolli është sintagmë shumë e rëndë për një
shoqëri”, shprehet Veseli.
Madje, sipas tij, do të ishte fatkeqësi nëse televizioni publik do të ishte “nën kontroll të dikujt”.
Sa fiton kompania e Veselit nga prokurimet publike?
Veseli
kallëzon se me të mbaruar “misionin” si kryespiun i SHIK-ut, më 2008,
hapi një kompani private për shitje të kompjuterëve .
Kobit PC, sipas Veselit, bën shitblerje “të kompjuterëve të dorës së dytë”, ose të përdorur.
Aty
thotë se është edhe pronar edhe udhëheqës. Zyrtarisht pronar figuron
një familjar i tij Hylmi Veseli, por thotë Kadriu, ai ka hise në pronësi
pasi jeton në të njëjtën familje.
Sipas tij, kompania ku ai
është hisedar ka fituar pak nga prokurimet publike dhe mbahet nga
shitjet me pakicë tek qytetarët dhe shitjet me shumicë tek tregtarët e
kompjuterëve.
“Mbi 99 për qind të qarkullimit tonë financiar nuk ka të bëjë me prokurimet publike”, thotë Veseli.
Blerjet
nga institucionet publike, sipas tij, janë shumë të vogla dhe nuk mund
të jenë në shifra më të larta sesa prej 3 deri në 5 mijë euro.
Po
ashtu, sipas tij, blerjet nga shteti përgjatë pesë viteve të operimit
të kompanisë nuk janë realizuar më shumë sesa dy apo tri herë.
“Nuk
besoj që e kalojnë shumën prej 10 mijë e 15 mijë euro në pesë vitet e
fundit”, thotë herën tjetër Veseli, për të ardhurat e kompanisë së tij
nga prokurimet publike.
Në këto raste, sipas tij, kompania “ka ofruar çmimin më të lirë pasi që shet pajisje të dorës së dytë”.

fakt, Kobit PC ishte shpallur fitues në një tender të furnizimit me
pajisje të teknologjisë informative të Zyrës së Kryeministrit.
Veseli
thotë se nuk beson që Zyra e Kryeministrit ka blerë kompjuterë të
përdorur nga kompania e tij. “Mundet se ka ble material shpenzues, por
nuk besoj për kompjuterë”.
Të dhënat e publikuara në faqen
zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) flasin se
“Kobit PC” ka dalë fitues në tenderët që peshojnë financiarisht më shumë
se sa vlerat financiare që i përmend Veseli.
Rreth 46 mijë euro
ka qenë vlera e tenderëve të cilët i ka fituar “Kobit PC” nga
institucionet publike përgjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.
Vetëm
në vitin 2009, kompania fitoi një tender në vlerë prej 8 mijë e 547
eurosh nga Zyra e Kryeministrit si dhe një tjetër në vlerë prej 9 mijë e
534 eurosh nga Qendra Klinike Universitare.
Ajo kishte fituar kontratë në shumë prej 3 mijë e 94 eurosh nga komuna e Malishevës më 29 mars të vitit të kaluar.

vitin 2010, fitoi një tender në vlerë prej 9 mijë e 954 eurosh nga
Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, një mekanizëm që operon
në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Gjatë vitit 2011, po ashtu kompania Kobit PC, fitoi një tender në vlerë prej 15 mijë e 142 eurosh nga komuna e Fushë Kosovës.
Dhe
nëse vetëm 1 për qind e qarkullimit financiar të “Kobit PC-së” ka
ardhur nga institucionet qendrore - në shumën e rreth 46,000 eurove -
atëherë del se kompania e “kompjuterëve të dorës së dytë” e Veselit ka
qarkulluar rreth 4.6 milionë euro nën drejtimin e tij.
Në një
tubim partie të PDK-së në Suharekë ku u zgjodh kryetari i degës, Veseli
kishte afër Safet Hoxhën, kryeshef i Komisionit Rregullativ të
Prokurimit Publik.
Veseli thotë se Hoxhën e njeh vetëm si figurë, por nuk njihet personalisht me të.
Thotë
se nuk e ka pasur atë ulur as në anën e djathtë, as të majtë dhe as
përballë - më 9 dhjetor të vitit të kaluar. “Mund të ketë qenë aty, por
nuk ka ardhur me mua dhe nuk e kam sjellë unë aty”, thotë ai.
Interpretimi i pamoralshëm i bisedës me Grabovcin
Kadri
Veseli thotë se nuk i ka dëgjuar asnjëherë bisedat e rrjedhura në
Yotoube ndërmjet zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, por thotë
se ato ia kanë interpretuar miqtë.
Në njërën prej atyre bisedave
të përgjuara nga EULEX-i, ai dëgjohet duke biseduar me Adem Grabovcin,
shefin e grupit parlamentar të partisë në pushtet.
Dhe Veseli e quan të pamoralshëm interpretimin që i është bërë kësaj bisede.
Sipas tij, nuk mund të quhet raportim një bisedë ku dëgjohen edhe fëmijët e tij.
“...Nuk është në natyrën time t’i marrë fëmijët dhe të më raportohet”, shprehet Veseli.
Për Grabovcin thotë se e ka mik qe 20 vjet dhe se me të “e kanë ndarë se bashku jetën e vdekjen”.
“E
mira e krejt kësaj situate është që ka ndodhur me njerëz të quajtur ‘të
fuqishëm’. Shyqyr zotit që nuk iu ka ndodhë juve (gazetarëve) që pastaj
të interpretohet se shteti bën represion ndaj njerëzve e ndaj shoqërisë
civile”, shprehet ai.
Informatat e Grabovcit kundër Haradinajt nuk ishin të SHIK-ut
Veseli po ashtu gjatë kësaj interviste, po ashtu, ka komentuar disa prej zhvillime kryesore që kanë ndodhur vitin e shkuar.
Rrëshqitja e një orteku bore mbyti gati gjithe një familje në fshatin Restelicë të Dragashit.
Veseli thotë se shteti duhet të marrë masa për të mos ndodhur tragjedi të njëjta.
Por, institucionet e Kosovës nuk i dhanë as ndihmën e premtuar axhës së vajzës së mbijetuar Amsera Rekës.
Thotë
se nuk ka informata për këtë, por kritikon Qeverinë serbe që bëri
marketing me këtë tragjedi kur ish-Presidenti Boris Tadiq premtoi ndihmë
financiare për të mbijetuarën Amsera Reka.
Gjatë të njëjtit vit,
ish-kreu i bordit të Agjencisë së Privatizimit, Dino Asanaj, u gjet i
vdekur në zyrën e biznesit të tij në “Veternik” të Prishtinës.
Autoritetet konstatuan se Asanaj kreu vetëvrasje.
Veseli thotë se Asanajn e kishte mik dhe ishte njohur me të në Konferencën e Rambujesë për Kosovën, në vitin 1999.
Ai thotë se për këtë rast duhet pritur që “fjalën e tyre ta thonë autoritetet shtetërore”.
Ndërkohë
lirimin e Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës e vlerëson si “lajm
të mirë”, por nuk pranon të komentojë përplasjet që kishte miku i tij
Adem Grabovci me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më
2009.
Grabovci i kishte kërkuar atëherë Haradinajt - në përgjigje
ndaj akuzave të këtij të fundit drejtuar SHIK-ut - të tregonte se si
kishte arritur të posedonte villa, kulla, të kontrollonte kazino, t’iu
merrte reket bizneseve etj.
“Pyeteni Grabovcin e Haradinajn për këtë”, thotë Veseli.
Por, a ishin ato informata të mbledhura nga SHIK-u?
“Grabovci asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur qasje në informatat dhe nuk ka pasur të bëjë me SHIK-un”, përgjigjet ai.
Ndërkohë
e quan sukses “gjetjen e autorëve” në aferën e pasaportave për të cilën
një afariste po akuzohet për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarëve të lartë të
Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në anën tjetër, thotë se për
Mitrovicën po punohet çdo ditë dhe se qyteti në të ardhmen nuk do të
jetë i ndarë. Qeveria e Kosovës, sipas tij, po ndërton atje shtëpi dhe
është duke u sjellë më mirë me qytetarët serbë sesa Republika e Serbisë e
cila “ka eksportuar në Kosovë kriminelë të cilët tash jetojnë në atë
zonë”.
Për sa i përket investimeve të huaja, Veseli thekson se
do të duhej që bizneseve perëndimore t’u jepej mundësi e hapësirë më e
madhe.
Por, kësaj radhe ai nuk merr qëndrim të hapur kundër
bizneseve turke siç kishte bërë vitin e kaluar kur ishte intervistuar
nga një portal gjerman. (jnk)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi