Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Spiuni më i guximshëm i Luftës së Dytë Botërore Empty Spiuni më i guximshëm i Luftës së Dytë Botërore

Fri 20 Apr 2012 - 3:19
Ndoshta ishte veprimi më i guximshëm i spiunazhit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi u burgos vullnetarisht në kampin e përqendrimit “Aushvic Birkenau”, për dy vite e gjysmë për të spiunuar sekretet e tij më të errëta tek aleatët, Vitold Pilecki u shpëtoi rojeve së bashku me dy shokët e tij dhe u arratis duke ditur se e priste vdekja e sigurt. Tashmë janë bërë publike fakte të reja për “përrallën” e jashtëzakonshme të oficerit polak, i cili kurdisi një komplot me lëvizjen e rezistencës së vendit të tij që u pushtua nga Gjermania, shtatorin e 1940-s, për t’u dërguar në qendrën naziste më famëkeqe të shfarosjes. Gjatë kësaj kohe Aushvici shërbente kryesisht si burg për luftëtarët robër të rezistencës, edhe pse hebrenjtë dhe kushdo tjetër që përbënte kërcënim për regjimin nazist, dërgohej atje. Dokumente të reja që kanë dalë nga arkiva polake, tregojnë se si Pilecki, i maskuar me emrin Tomas Serafinski, krijoi një lëvizje të brendshme në kamp për të shpëtuar njerëzit që i priste vdekja. “Në mënyrë që të jemi të sigurt, kam arritur që në çdo qeli me pesë vetë të mos ketë dijeni se ç’ndodh me qelitë e tjera”, – shkruante ai në një nga raportet e tij për rezistencën, por që vetëm tani është bërë publik. “Në mënyrë që të arrijmë sigurinë maksimale, jam siguruar që çdo qeli me pesë vetë të mos ketë dijeni se ç’ndodh me qelitë e tjera”, – shkruante ai në një nga raportet e tij për rezistencën, por që vetëm tani është bërë publik. “Prandaj i kam shmangur personat që janë regjistruar këtu me emra të vërtetë. Disa janë përfshirë në shumicën e komploteve të dështuara dhe kanë planet e tyre për kryengritje”. Më vonë ai shkroi: “Makina gjigande e kampit që varros trupat e vdekur të njerëzve, ka marrë dhe disa prej shokëve të mi… Ne i kemi dërguar mesazhe botës së jashtme dhe i kemi dëgjuar ata vetë nga stacionet e radiove. Prandaj rojet e kampit janë shumë të irrituar në këto momente”. Pilecki raportonte nga kampi me aleatët me anë të një sistemi ndërlidhës që rezistenca polake operonte, edhe pse Evropa ishte e pushtuar. Në vitin 1942, lëvizja e tij konfirmoi ekzistencën e dhomave të gazit dhe Pilecki nisi punën në shumë drejtime për të liruar Aushvicin. Disa nga këto nisma ishte dhe plani për të bombarduar muret e kampit me avionë anglezë apo parashutistë polakë që do të zbrisnin atje nga Anglia. Sidoqoftë, në vitin 1943, duke parë që aleatët nuk kishin plan për të liruar kampin, ai, së bashku me dy shokët e tij u arratisën. Dokumentet konfirmojnë dhe paralajmërimet e një roje Gestapoje, i cili u bëri thirrje të ndaleshin. Pilecki u sigurua që një raport i plotë të shkonte në Londër, ndërsa grupi i tij i rezistencës që u krijua në kamp, vazhdonte t’i raportonte Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata u bënë të ditur aleatëve se nazistët kishin vendosur t’i shfarosnin të gjithë hebrenjtë.

Dokumenti i arshivës ngre dhe një herë pyetjen se përse aleatët, veçanërisht Uinston Çërçilli, nuk bënë asgjë për ta ndaluar këtë barbarizëm. “E vetmja gjë që mund të mendojmë, është se britanikët mendonim se po e ekzagjeronim”, – thotë historiani polak Jacek Pavloviç. “Unë jam i sigurt se polakët i shkëmbyen informacionet me “MI6”-n dhe me autoritetet më të larta qeveritare britanike, që për disa arsye zgjodhi të heshtte”. Pas arratisjes, Pilecki u kap rob duke luftuar në kryengritjen e Varshavës në vitin 1944, dhe qëndroi në burg deri në fund të luftës. Në qershor 1945, ai iu bashkangjit trupave të lira polake në Itali, nga ku pranoi për t’u kthyer përsëri në Poloni për të spiunuar pushtuesin e ri të vendit të tij, Rusinë. Megjithatë, ai u arrestua nga regjimi komunist polak dhe si për ironi të fatit, ata që e torturonin gjatë marrjes në pyetje, ishin bashkatdhetarët e tij. Gjatë një vizite të gruas së tij në qeli, Pilecki i tha se ajo çfarë kishte ndodhur në Aushvic, nuk ishte asgjë po të krahasohet me këto tortura. Pas një gjyqi që ishte më shumë një shfaqje, ai u dënua tri herë me vdekje dhe u pushkatua. Dokumenti i ri i arkivit përfshin dhe fletën e akuzës së tij, e cila ka 132 nënndarje ku secila rendit një krim të supozuar të tij. “Prej qershorit të 1945-s deri në maj të 1947-s, i akuzuari punoi kundër shtetit polak si spiun i paguar nga një agjenci e huaj spiunazhi”, – shkruhet në një nga akuzat. “Krimi më i rëndë ndaj shtetit ishte puna që ai bënte në interes të imperializmit të huaj, për të cilin spiunonte prej një kohe shumë të gjatë”. Përfshirja e tij është e qartë: Pilecki i siguronte informacione për regjimin sovjetik “MI6”-ës. Pas vdekjes së tij, ai u demonizua nga komunistët, ndërsa puna iu njoh si heroike vetëm pas vitit 1989. Djali i tij, Andrej Pilecki, i cili ishte vetëm 16 vjeç kur mësoi se babanë ia kishin vrarë thotë: “Nuk ka përkujtimore më të mirë për babanë tim sesa dëshira e një djali për të ndjekur rrugën e tij. Kur mora vesh lajmin e vrasjes së tij, isha në shkollë, dhe për mua ishte një shok i jashtëzakonshëm. Por tani pas plot 60 vitesh pritjeje, jam shumë i lumtur që drejtësia u vu në vend”. Nga arkivi dalin dhe detaje prekëse. Në një letër të datës 18 tetor 1943, dërguar vajzës së tij 10-vjeçare, ai shkruan: “Jam shumë i lumtur që dëgjoj se je një nikoqire kaq e përkushtuar dhe që të pëlqen që të kujdesesh edhe për kafshët e lulet e kopshtit. Edhe mua më pëlqejnë shumë të gjitha tartabiqet dhe brumbujt, ashtu siç më pëlqejnë dhe fasulet dhe bizelet. Më pëlqen gjithçka që jeton dhe jam shumë i gëzuar që shikoj që brenda fëmijëve të mi shfaqen të njëjtat mendime si të babait”. Drejtuesi i “Rabit”, komunitetit të hebrenjve të Polonisë, Mikael Shudric, thotë se Pilecki ishte një shembull i mirësisë së pashpjegueshme në një kohë të së keqes së pashpjegueshme. “Njerëzit po bëhen gjithnjë e më tepër të ndërgjegjshëm për ndihmën që kanë dhënë polakët për të ndihmuar hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe si e paguan këtë ndihmë me jetët e tyre, ashtu si edhe Pilecki. Duhet t’i nderojmë dhe t’i ndjekim edhe sot këta shembuj kudo në botë, që gabime të tilla të mos përsëriten kurrë më”. Historiani Mikael R. D. Fut, thotë se jeta dhe vdekja e Pileckit solli turpërimin e forcave britanike dhe atyre aleate, të cilat mbyllën njërin sy për krimet e luftës së Stalinit, ashtu siç bënë dhe me Holokaustin. “Tradhtia ndaj Zyrës së Jashtme të Polonisë” është kapitulli më i errët i historisë së tij, edhe pse ajo erdhi si nevojë strategjike”, – tha ai shqiperia gr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi