Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore Empty Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore

Fri 23 Nov 2012 - 19:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Ekspertët britanikë të çkodimit të kodeve sekrete të shërbimeve të inteligjencës janë vënë prej javësh në shërbim të zbardhjes së një kodi që i përket Luftës së Dytë Botërore.

Mesazhi u gjet i lidhur në mbetjet e këmbës së një zogu fluturues që mendohet se ka qenë pëllumb në qytezën e Surreyt në Britaninë e Madhe.

Me këmbën e zogut ishte e lidhur kutia që mbante në brendi një kod më 27 shkronja. E vetmja frazë e kuptueshme është “Shërbimi i pëllumbit”, ndërsa pjesë tjetër mbetet ende një mister.

Ekspertët britanikë të inteligjencës deklarojnë se do të duhet ende shumë kohë, për të mos thënë që do të jetë e pamundur zbardhja e kodit. Sipas tyre është e nevojshme bërja publik e kodit pasi të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tij, mund të dihen nga publiku.

“Ne nuk kemi shumë shpresë në dëshifrimin e kodit. Të tilla kode gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtoheshin në mënyrë të atillë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i dëshifronin dhe askush tjetër”, deklaroi për BBC një ekspert britanik i inteligjencës që preferoi të qendrojë anonim.

Ekzistojnë dy hipoteza për përdorimin e kodit, e para që është një mesazh i rëndomtë i koduar, mes mijëra të tillëve që janë përdorur gjatë luftës dhe e dyta që mesazhi është ndërtuar nëpërmjet një kodifikimi special që më pas është shkatërruar për të humbur gjurmët e një operacioni luftarak.

Ekspertët britanikë deklarojnë se nëse bëhet fjalë për rastin e parë, kodi është i pathyeshëm, ndërsa nëse bëhet fjalë për rastin e dytë, grumbullimi i më tepër të dhënave nga publiku, persona që mund të kenë qenë anëtarë të inteligjencës në vitet e luftës apo që kanë patur dijeni për të tilla letër-shkëmbime e që janë gjallë, mund të ndihmojë në zbardhjen e mesazhit.Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore Mesazhikodifikuar

Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore Mesazhimisterioz
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore Empty Re: Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore

Fri 23 Nov 2012 - 20:05
po mishin kush ja ka ngren ketij pellumbi Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore 464622
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi