Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kontroll fiktiv në kufi Empty Kontroll fiktiv në kufi

Sat 23 Feb 2013 - 17:05
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar një punonjës policie të sektorit të kufirit në Durrës, një kontrollor të portit, si edhe një shofer te linjes Athine - Tirane, pasi dyshohen se, vulosnin pashaportat e emigranteve shqiptare ne menyre fiktive me qellim qe te perfitonin kohe qendrimi ne Itali ne kundeshtim me rregullat e shengenit.

Ne disa raste ne baze te pergjimeve rezultonte edhe se disa prej tyre nuk u lejohej dalja ne shtetet e shengenit.

"Janë konstatuar raste kalimesh të shtetasve shqiptarë, të cilëve nuk u lejohet dalja në hapësirën Shengen, pasi janë përcaktuar si deportivë apo me mungesë dokumentacionit të rregullt, fillimisht u përqëndrua në mbledhjen e të dhënave operative. Gjatë punës hetimore, u konstatua se ky fenomen përfshinte edhe regjistrimin fiktiv të shtetasve, që nuk ndodhen aktualisht në territorin e vendit tonë, nga ana e kontrollorëve, të cilët bashkëpunonin me punonjës policie apo nënpunës të agjensive të udhëtimit dhe, të gjitha këto, në shkëmbim të përfitimeve monetare", Leonard Olli, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Te tre te arrestuarit akuzohen per vepren penale te korrupsionit pasiv te kryer nga persona, qe kryejne funksione publike, si edhe falsifikim te vulave shteterore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi