Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët me borxhe Empty Shqiptarët me borxhe

Sat 21 Apr 2012 - 16:46
Shqiptarët me borxhe Banka-e-shqiperiseKriza po përkeqëson aftësinë e individëve për të paguar borxhet që kanë marrë. Ky është rezultati i një vrojtimi i kryer sëfundmi nga Banka e Shqipërisë në kuadër të raportit të stabilitetit financiar.


Vrojtimi, i cili është kryer në një kampion me 1 mijë e 200 familje, tregoi se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011 mbi 26 për qind familjeve që kanë borxhe kanë raportuar përkeqësim të aftësisë paguese, krahasuar më gjashtëmujorin e parë.Banka raporton se aktualisht gati 26.8 për qind e totalit të familjeve kanë borxhe dhe shpenzimet që bëjnë për t'i shlyer ato, u marrin një pjesë jo të vogël të të ardhurave, raporton TCh.

Sipas Bankës, 9 për qind e familjeve që kanë borxhe paguajnë për interesat dhe shlyerjen e tij 31 deri 50 për qind të të ardhurave mujore dhe 6 për qind e tyre paguajnë mbi 50 për qind të të ardhurave për të shlyer kreditë. Ndonëse shqipëria ka një sistem financiar të përhapur në të gjithë territorin e vendit, sërish një pjesë e mirë e rasteve të huamarrjes ndodhin në tregun informal.

Sipas Bankës 54 për qind e indvidëve në borxh, e kanë marrë atë nga persona fizik, të afërm apo individë të njohur dhe jo në banka. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi