- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Sondazhi i BSH, 31 % e familjeve shqiptare me borxhe
Sat 29 Sep 2012 - 18:41
31% e familjeve shqiptare pranojnë se kanë të paktën një borxh për të shlyer. Ky është konkluzioni i një sondazhi të kryer nga Banka e Shqipërisë i cili thekson se kur vjen puna te bizneset përqindja dhe shkon se 56.4% . Në sondazh, BSh ka anketuar 1200 familje dhe 800 biznese ndërsa sqarohet se në rastin e familjarëve qëllimi kryesor i marrjes së borxhit është blerja apo ristrukturimi i banesave, ndërsa bizneset kanë treguar marrë hua më tepër për të mbuluar shpenzimet operative.
Ja të dhënat e detajuara:
Sondazhi i kryer nga Banka e Shqipërisë në 1200 familje shqiptare arrin në përfundimin se, 31% e të anketuarve pohojnë se kanë aktualisht një borxh për të paguar. Nga vrojtimi rezulton se, borxhet u janë marrë “personave fizikë” nga 54% të huamarrësve dhe “bankave” në 43% të të anketuarve. Të anketuarit janë përgjigjur se qëllimi i marrjes së borxhit është blerja/riparimi i një pasurie të paluajtshme në 36% të rasteve, konsumi në 27% të rasteve dhe zhvillimi i biznesit për 16% të të anketuarve. Të pyetura se si e presin situatën e borxhit, rreth 32% e familjeve borxhmarrëse deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese.
Për të përballuar vështirësitë financiare lidhur me shlyerjen e detyrimeve të borxhit, në 45% të rasteve familjet ulin shpenzimet e tyre dhe vetëm në 8% të rasteve kërkojnë një rinegociim të kushteve të borxhit. Ndërkaq, 65% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Burimet kryesore të të ardhurave për individët vazhdojnë të mbeten: Vetëpunësimi, pensioni dhe puna në sektorin privat, përkatësisht për 25%, 28% dhe 24% të të anketuarve.
Ndërsa 56.4% e 800 bizneseve të anketuara në sondazhin e Bankës së Shqipërisë pohojnë që kanë aktualisht një hua për të paguar. Të pyetur për mënyrën se si e financojnë veprimtarinë e tyre, 15.3% e bizneseve janë përgjigjur se e bëjnë këtë përmes të ardhurave që fitojnë nga shitjet, ndërkohë që huamarrja është përdorur nga 29.3% e të anketuarve për financimin e aktiviteteve. Lidhur me qëllimin e përdorimit të huasë, 35.6% e bizneseve kanë thënë se e kanë përdorur për të mbuluar shpenzimet korrente, ndërkohë që vetëm 34.1% të të anketuarve janë shprehur se e kanë shfrytëzuar për investime afatgjata. 73.3% e të anketuarve kanë vendosur kolateral në formën e pasurisë së paluajtshme. Madhësia e vlerës së përgjithshme të huasë përbën rreth 50% të kapitalit për 70.4% të të anketuarve, ndërkohë që bizneset kanë raportuar se shpenzimi mujor (vjetor) për pagesën e huasë u zë mesatarisht 24.6% të të ardhurave./alb-observer.com/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Sondazhi i BSH, 31 % e familjeve shqiptare me borxhe
Sat 29 Sep 2012 - 19:30
Po kur ka 50% papunesi!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi