Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sondazhi: 50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë  Empty Sondazhi: 50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë

Sun 3 Mar 2013 - 2:19
  • Fondacioni “Fridrih Ebert” publikon rezultatet e studimit mbi rininë shqiptare. Të anketuarit nuk besojnë te partitë politike

  • Frank Hantke : “Kjo është e jashtëzakonshme. Ata mendojnë se vendi i tyre nuk i ofron shanse brezit të ri”


Sondazhi: 50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë  Rinia-shqiptare
Herion Mesi

-Në një vend si Shqipëria, i cili është mbështetur tek brezat e rinj, gjysma e rinisë dëshiron të ikë nga vendi. Është ky përfundimi i studimit të kryer nga Fondacioni “Fridrih Ebert”, i cili publikoi dy ditë më parë rezultatet e studimit për publikun shqiptar. Në këtë studim mbi mendimet e rinisë shqiptare për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, anëtarët fondacionit janë bazuar tek një sondazh i gjerë në të gjithë territorin e vendit. Sipas këtij studimi, të rinjtë nuk duket se kanë ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve, derisa shprehen skeptikë për shumicën e pyetësorit. “Më shumë se gjysma e rinisë është gati të lërë vendin. Nuk mund të përfytyrohet. Në një vend të mbështetur tek brezat e rinj, gjysma e rinisë dëshiron të ikë nga këtu. Më mirë një kamarier në Itali, se sa pastrues makinash në Shqipëri, mendojnë ata. Kjo është e jashtëzakonshme. Ata mendojnë se vendi i tyre nuk i ofron shanse brezit të ri, edhe pse ata janë shumica në Shqipëri”- u shpreh Frank Hantke, drejtues i fondacionit “Fridrih Ebert” në një intervistë dhënë dje për “VOA”-n.

Studimi

Studimi ka nxjerrë që më shumë se 50 për qind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit dhe afërsisht po aq mendojnë se përmirësimi ekonomik i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme do të jetë modest. Por, gjithsesi, sipas tyre, ajo mund të jetë anëtare e BE-së brenda dekadës së ardhshme. Për sociologët është paradoksal fakti që ndërsa rinia shqiptare shprehet pro një emigrimi masiv jashtë vendit, dhe se nuk kanë besim tek politika dhe administrata, nga ana tjetër, rreth 50 për qind e tyre pohojnë se do ta pëlqenin një vend pune në administratën publike, madje kjo ka tendencë rritje sa më shumë rritet mosha dhe niveli i studimeve të larta. Të rinjtë shqiptarë nga ana tjetër dalin nga ky studim se janë shumë të lidhur me familjen. Rreth 80 për qind e tyre, të varfër apo të pasur, jetojnë pranë prindërve dhe po aq e mendojnë veten pas disa vitesh të lidhur në martesë me moshatarë të tyre. Një tjetër zbulim tregon se mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë kanë të njëjtat bindje politike me ato të prindërve.

Burimi kryesor i informacionit për rininë është televizioni, ndërsa interneti përdoret thjesht për argëtim nga 80 për qind e tyre, ndërsa vetëm 20 për qind e tyre e përdorin atë për punë. Ky studim i Fondacionit Fridrih Ebert është i pari që shqyrton në detaje aq të hollësishme psikologjinë dhe mendimet e të rinjve shqiptarë, duke i intervistuar për pothuaj çdo dilemë të tyre.

Të rinjtë shqiptarë kanë një nivel besimi mesatar tek miqtë dhe kolegët, besim të ulët tek personat me besim të ndryshëm fetar dhe bindje të ndryshme politike dhe besim shumë të ulët ndaj fqinjëve çka tregon lidhje shumë të dobët me komunitetin ku ata bëjnë pjesë.

Paragjykimet

Paragjykimet duket se nuk përbëjnë një karakteristikë thelbësore për rininë shqiptare. Përjashtim përbën prirja diskrimuese që ata shfaqën ndaj atyre me orientim të ndryshëm seksual. Megjithatë, e njëjta situatë vërehet edhe në rezultatet e Sondazhit Botëror të Vlerave ku Homoseksualiteti ishte i papranueshëm sipas 85% të përgjigjeve në 1998 dhe 93% të përgjigjeve në 2002. Nga ana tjetër të dhënat e këtij kapitulli tregojnë se rreth 16 përqind e të rinjve kanë rënë pre e diskriminimit, ku origjina dhe prejardhja krahinore konsiderohen si faktorët kryesorë që kanë krijuar këto situata.

Feja

Marrëdhënia e të rinjve me fenë tregon ndryshimet që ka pësuar vetë shoqëria shqiptare gjatë këtyre 20 viteve pas një periudhe të gjatë ateizmi të detyruar. Të rinjtë që deklarojnë se janë ateistë ose që nuk praktikojnë ndonjë fe të caktuar, janë shumë të pakët. Shumica e të rinjve e lidhin veten e tyre me një nga besimet fetare kryesore në vend, por megjithatë këto shifra nuk na tregojnë domosdoshmërisht intensitetin e praktikimit të riteve fetare. Një ndër të dhënat më interesante në këtë drejtim është praktika e vizitave në një vend të shenjtë që i përket një besimi tjetër, e cila është një eksperiencë e jetuar nga afro gjysma e të rinjve në Shqipëri. Duke marrë pikënisjen nga burimi kryesor i besimit dhe përkatësisë së të rinjve që është familja, studimi thellohet me tej në analizën e të dhënave që tregojnë ecurinë e marrëdhënieve, sjelljeve dhe qëndrimeve të tyre ndaj familjes. Në të përfshihet si ajo e prindërve të tyre, te të cilët jetojnë ashtu edhe ajo që ata presin të krijojnë vetë në të ardhmen.

Të rinjtë nuk kanë besim se ndikojnë me votën e tyre

10%

Midis shumë pyetjeve të tjera mbi familjen, fenë, shoqërinë dhe arsimin, të rinjtë zbulojnë një mosbesim të madh ndaj politikës. Vetëm 10 për qind e tyre janë të interesuar për politikën, dhe po aq besojnë se vota e tyre ka rëndësi për mënyrën se si drejtohet qeverisja qendrore.

93 %

Të rinjtë shqiptarë janë mjaft aktivë në procese zgjedhore; ata marrin pjesë nëpër fushata dhe 93 për qind e tyre votojnë rregullisht. Niveli i ulët i vullnetarizmit shpesh është shpjeguar si një reagim ndaj punës së detyruar vullnetare gjatë komunizmit në Shqipëri. Edhe pse përfytyrimi ndaj vullnetarizmit në përgjithësi duket të jetë ndikuar nga përvojat e kujtimet lidhur me këtë periudhë, ai nuk mjafton të shpjegojë se pse të rinjtë deri në 27 vjeç që e kanë përjetuar komunizmin shumë pak ose aspak mbeten kaq të painteresuar dhe jo të gatshëm ndaj aktiviteteve vullnetare.

3%

Vetëm 3 për qind e rinisë ndjehet e përfaqësuar në politikë. “Të rinjtë nuk i besojnë politikanët, të rinjtë nuk besojnë në asnjë organizatë politike, ata nuk besojnë askënd,” thotë Frank Hantke, përfaqësues i fondacionit.

Hantke: Rinia nuk beson te partitë politike

Dëshira për pjesëmarrje vullnetare në komunitet është vetëm 16 për qind, dhe shumica e të rinjve e mendojnë përfshirjen në organizata joqeveritare thjesht si një burim të ardhurash dhe si mënyrë punësimi. “Rinia nuk beson partitë politike, por ata anëtarësohen në to vetëm për të gjetur një punë, dhe ky është pragmatizëm i pastër. Ky është problemi kryesor që shihet në Shqipëri. Ata nuk kanë besim tek aftësitë e veta, por ata kanë nevojë që të kapin një punë që të kenë një të ardhme. Të rinjtë e dinë se gjërat nuk janë në rregull, megjithatë e vetmja mënyrë që të kenë një punë është që të përzihen në këtë realitet, sepse përndryshe ngelin të përjashtuar. Në vendet perëndimore është krejt e kundërta. Të rinjtë e kanë vetë në dorë të shtojnë shanset e veta”, u shpreh Frank Hantke, drejtues i fondacionit Fridrih Ebert.

shekulli.com.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Sondazhi: 50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë  Empty Re: Sondazhi: 50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë

Sun 3 Mar 2013 - 10:21
katastrof kshu e ka katandisur vendin sali berishe DIKTATORI Sondazhi: 50% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë  2585209286
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi