Përgjigjet Athina: Nuk rinegociojmë për kufirin detar
Sat 21 Apr 2012 - 17:53
Greqia nuk do të rinegociojë marrëveshjen për kufirin detar me Shqipërinë, por i kërkon Tiranës zyrtare të gjejë mënyrën për t’i dhënë fuqi juridike marrëveshjes së arritur mes dy qeverive në vitin 2008. Kështu është shprehur gjatë raportimit në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjes, ministri i Jashtëm grek, Stavros Dimas
Sipas agjenicisë së lajmeve NOA, në seancën e thirrur për të informuar deputetët e Komisionit të Jashtëm, kryediplomati Dimas ka bërë të ditur se së shpejti Athina zyrtare do t’i parashtrojë qeverisë shqiptare kërkesat e saj për legalizimin e marrëveshjes së ujërave dhe respektimin e të drejtave të minoritetit.Dimas ka shprehur rezervat për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e termit “kombësi” nga çertifikatat lindjes si dhe e ka quajtur të pabesueshëm censusin e zhvilluar nga qeveria shqiptare.
Sipas kreut të diplomacisë greke, marrëdhëniet mes dy vendeve do të varen nga predispozita e palës shqiptare për të zgjidhur këtë çështje kruciale për Greqinë, duke mos lënë jashtë vëmendjes edhe raportet e qeverisë shqiptare me minoritetin grek. /albeu.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi