Zgjidheni partnerin me...hundë!
Sat 21 Apr 2012 - 21:09
SHBA- Dashuria dhe marrëdhënia ndërmjet dy njerëzve është një cështje ‘nuhatjeje’. Që nga bota e kafshëve, nuhatja përmes hundës ka një rol vendimtar në zgjedhjen e partnerit potencialisht të ‘ duhur’. Shkrimtari Robin Dunbar, autori i librit ‘Shkenca e dashurisë dhe tadhëtisë’ ka shpjeguar për ‘Guardian’: "Marrëdhënia jonë me nuhatjen është një nga treguesit më elokuent që tregon kush jemi me të vërtet dhe një nga strategjitë e instinktit natyral për të na dërguar drejt personit të duhur. Kjo ndodh pavarësisht se shpesh ekziston një neveri për erërat që ndjejmë. Erërat që nuhasim në mënyrë të pandërgjegjshme janë cuditërisht të ndjeshme që në momentin që njeriu lind.",- sqaron Dunbar. Shkrimtari sqaron se njeriu që kur është foshnje lidhet shumë me nënën për shkak të aromës"
Aroma jo vetëm që na drejton në zgjedhje, por ajo është një prej treguesve më të mirë të shijeve tona dhe personalitetit tonë, sepse era përcaktohet nga gjenet e lidhuara me pajtueshmëritë tona më të mëdha, komplekse dhe personale.
Autori sqron se kjo është veçanërisht e vërtetë kur futemi në sferën e marrëdhënieve të ndjenjave, (në cift), kjo nënkupton të afrohesh me një partner potencial deri në pikën që të ndjesh nevojën instiktive t'i ndjesh aromën. "Nuhatja", atëherë, është instrumenti i parë nëpërmjet së cilës partnerët joshin njëri-tjetrin si një mjet efektiv përzgjedhjeje.
Jo të gjithë kemi një nuhatje të ndjeshnme, pasi në ndjeshmërinë e nuhatjes ka dallime të mëdha mes sekseve. Dunbar shpjegon: "Aroma luan një rol të madh në eksitimin e grave pasi tentojnë një seleksionim më intim , ndërsa sa i përket meshkujve i japin më tepër rëndësi tërheqjes vizive".
(el.me/BalkanWeb)

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Zgjidheni partnerin me...hundë!
Sun 22 Apr 2012 - 13:47
Deri me dje e dija "me zemer", tani kane hyre perforcime te reja...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi