Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Estetike: Nje hunde e re pa bisturi Empty Estetike: Nje hunde e re pa bisturi

Fri 13 Apr 2012 - 19:28
Ka nga ata qe enderrojne hunde alla franceze, por ka nga ata qe deshirojne thjesht te heqin nje kurriz, te mbushin nje boshllek ose te rregullojne nje linje per ta bere fytyren me sistematike dhe harmonike.Tashme nderhyrja ne hunde mund te behet edhe pa perdorur bisturine, por me nje injeksion te thjeshte te nje substance mbushese, ne gjendje per te modeluar formen.Kjo alternative rinoplastike eshte gjithmone me e perhapur edhe tek fqinjet tane italiane, por specialistet paralajmerojne; nuk behet fjale vetem per nje teknike 'te embel' dhe pa rreziqe.Kujdes te vecante sherben me filler (mbushes) te perhershem. Nese behet fjale per substance qe ashtu sic thote emri i tyre 'rezistojne' ne kohe, trupi mund te mos jete ne gjendje t’i 'trese'.

Ne kete rast, shpejgojne mjeket, fiziku e ndjen si te huaj substancen dhe e lufton, duke nxitur nje reagim qe mund te shkaktoje enjtje dhe infeksion, madje dhe plage.

Alarmi vjen nga ekspertet te mbledhur per takimin nderkomebetar "Bergamo Open Rhinoplasty Course", qe sebashku kane leshuar nje apel; 'Ndalimi i fillerit e perhershem, duke krijuar nje sistem serioz te kontrollit mbi te gjitha substancat qe injektohen per qellime estetike dhe informimi korrekt i publikut per rreziqet qe paraqiten kur zgjidhet kjo procedure'.

Specialistet shpjegojne se injektimi i te ashtuquajtures rinofiller mund te ndodhe ne tre pika, ne rrenje te hundes, per te zhdukur nje gunge, ne maje ne rastin e hundes lart, ose ne pjesen e pasme per te ashtuquajturen 'hunda shale', qe paraqet shtypje ose boshlleqe per tu mbushur, ndoshta te mbetur nga nje nderhyrje e meparshme e kirurgjise plastike te realizuar keq.

Ne disa raste per te permiresuar rezultatin, injektohet edhe botulina ne baze te hundes, ne menyre qe te paralizoje perkohesisht muskujt e vegjel qe ulin majen.

Specialistet shpjegojne se 'produktet e absrobueshme te tilla si acidi hialuronik, jane kryesisht te pademshme dhe japin nje rezultat, megjithese me kohezgjatje te limituar. Ndryshe eshte diskutimi per fillerin gjysem te perhershem dhe perhershem'.

Rreziku, paralajmerojne mjeket, eshte ai demtimit kozmetik ne gjendje per te demtuar ne menyre te perhershme estetiken e fytyres, duke e bere shpesh te veshtire nje nderhyrje kirurgjike. Ne rastine e filler resorbable efekti zhduket brenda nje viti, ndersa nderhyrjet e perhershme ne hunde jane perfundimtare, por me rrezik te madh per shendetin e pacientit.

'Ne te dyja rastet rinofiller korrigjojne vetem nje problem estetik dhe kurre nje funksional, per te cilin nderhyrja krirugjikale paraqitet si zgjidhje e vetme, sakteson Enrico Robotti, president i Shoqerise Italiane te Kirurgjise Plastike. Te dy mund te gjenerojne reagime negative, por ato qe rrjedhin nga mbushesit e perhereshem jane me shume te rrezikshme’.

Problemi qendron se 'substancat e perdorura si silikoni i lengshem dhe methacrylates, ndonjehere me origjine te dyshimte, apo te lindur per drejtime te ndryshme, thekson eksperti, mund te zhvillojne granulomi nga trupa te jashtem qe shfaqen me enjte anomale ne zonat e trajtuara, nyje , fenomene qe mund te zgjasin muaj ose vite, duke shemtuar ne menyre te dukshme fytyren. E vetmja zgjidhje ne keto raste eshte pastrimi kirugjikal per te hequr cdo gjurme te trupit te huaj, me plage te pashmengshme. Por ndonjehere edhe kriugjia sekondare eshte e pamundur”.(E.A/infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi