Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, masakër në një qendër estetike Empty SHBA, masakër në një qendër estetike

Fri 19 Oct 2012 - 9:16
SHBA, masakër në një qendër estetike Policia-shba

Rikthehen vrasjet “e çmendura” në Shtetet e Bashkuara. Një person i armatosur hapi zjarr në një sallon bukurie duke vrarë 3 femra e duke lënë të plagosur një tjetër.

Ngjarja e rëndë, e radhës në një hark kohor brenda pak muajve, u regjistrua në qytezën e Casselberry-t në Florida. Sipas autoriteteve dhe mediave lokale, personi i armatosur me një armë tip pistoletë, ka hyrë në sallonin e bukurisë dhe ka hapur zjarr menjëherë.

3 kliente femra kanë gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është shoqëruar në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që agresori ka qëlluar edhe ndaj vetes në momentin kur ka dalë nga salloni.

Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë, por policia dyshon për një krim pasionant dhe mendon se mes viktimave ndodhet edhe një femër e cila ka patur një lidhje intime me vrasësin.

Rastet kur përsona të armatosur qëllojnë ndaj masave janë përshkallëzuar së fundmi. Çmenduria e një të riu, vrau 14 persona në një kinema të Kolorados, ndërsa një sulm i ngjashëm në një sinagogë la të vdekur 6 persona.

Sulmet në fjalë ringjallën debatin për lirinë e mbajtjes së armëve në Shtetet e Bashkuara. Aktivistët kërkojnë kufizimin e kësaj lirie dhe rregullimin me norma ligjore më të ashpra.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi