Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Empty Një mijë fytyrat e Frankfurtit

Sun 22 Apr 2012 - 18:59
Frankfurt, 22 prill 2012, NOA- Në Gjermani dhe konkretisht në Frankfurt i quajtur ndryshe Manhatani i Gjermanisë spikasin pamjet që e bëjnë qytetin e 1 mijë fytyrave.Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, duke nisur nga monumentet historike te arkitektura ultramoderne, gjithë ata që duan ta vizitojnë kanë mundësi ta shijojnë në çdo stinë.Nëse dikush e viziton në Tetor, Frankfurti do i presë me panairin e librit, nëse dikush do të shijojë pranverën gjermane nga 5-12 maj i pret shija tradicionale në Festivalin e Salcës Jeshile.

Me nisjen e pranverës Frankfurti mbushet nga lulet aromatike dhe nga këtu lind edhe salca e cila përbëhet nga 7 bimë aromatike, festë e cila kremtohet çdo vit.

Mësohet se çdo ditë shefa të ndryshëm të kuzhinës marrin pjesë në konkurs për të gatuar salcën sipas versionit të tyre dhe më pas u ofrohet të pranishmëve dhe jurisë së përzgjedhur.

Por gjatë vizitës në Frankfurt nuk duhet harruar të vizitohet qendra historike dhe katedralja e Perandorit Municipio Römer, simboli absolut i qytetit dhe në vijim të vijohet me 26 muzetë.

Ndërkaq të pasionuarit e natyrës kanë mundësinë të vizitojnë një nga 50 parqet e vendosura në zona të ndryshem të qytetit.

Në bazë të klasifikimeve të fundit thuhet se Frankfurti është një nga qendrat urbane më jeshile të Gjermanisë me rreth 3 mijë lule të ndryshme.

a.y/noa.alNjë mijë fytyrat e Frankfurtit  FrankfurtNjë mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurt-1Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurt-2Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurt-3Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurt-4Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurt-5Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurt-7Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurt-8Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Frankfurtt-9
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Një mijë fytyrat e Frankfurtit  Empty Re: Një mijë fytyrat e Frankfurtit

Sun 22 Apr 2012 - 19:46
Gjithashtu Frankfurt am Mein eshte kryeqyteti i Ekonomise Europiane dhe i Ekonomise Gjermane, pikerisht ne Frankfurt jane dy banka shume te rendesishme europiane ajo e Europes dhe Bundesbank .
Frankfurt dallohet si nje nga qytetet me te rendesishme te Editorise se Gjermane pas Leipzig, qytetit lindor ne te cilin ndodhet universiteti i dyte me i vjeter i Gjermanise.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi