Studimi, zogjtë njohin zërat dhe fytyrat
Sun 8 Jun 2014 - 13:21
Zogjtë janë në gjendje të njohin fytyrat dhe zërat e njerëzve me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm. Të paktën kështu pretendohet nga një studim i
kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Lincolnit, në Britaninë e Madhe dhe të Universitetit të Vjenës, të cilët kanë studiuar sjelljet e
pëllumbave dhe korbave, në dy eksperimente të ndryshme. Studimi i parë, i publikuar në revistën “Avian Biology Research”, ka evidentuar se pëllumbat
arrijnë të njohin qeniet njerëzore të afërta dhe jo të afërta. Ekipi i shkencëtarëve ka stërvitur fillimisht një grup pëllumbash që të njohin diferencën mes
fotografive të objekteve familjare dhe fotografive të objekteve të panjohura. Më pas këtyre pëllumbave u janë treguar fotografitë e disa çifteve: një fytyrë
ishte shpesh në kontakt me zogjtë, ndërsa tjetra ishte e panjohur për ta. E njëjta gjë është bërë dhe për grupin e zogjve të pastërvitur paraprakisht për të
njohur objektet familjare. Në përfundim, zogjtë që ishin stërvitur ishin në gjendje të njihnin dhe klasifikonin personat familjarë duke përdorur vetëm fytyrat.
Në një studim tjetër, të publikuar në revistën “Animal Cognition”, shkencëtarët kanë studiuar aftësinë e korbave për të dalluar zërat e qenieve njerëzore
të afërm me njëri-tjetrin, ose jo. Një studim i mëparshëm ishte përqendruar në aftësinë e korbave për të njohur dhe komunikuar brenda llojit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi