Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqetësimet nga celuliti, ja rregullat për ta luftuar para verës që po vjen Empty Shqetësimet nga celuliti, ja rregullat për ta luftuar para verës që po vjen

Mon 23 Apr 2012 - 2:20
NOA.al/Lorena Xhezairi – Çdo sezon vere femrat nisin të shqetësohen për kilet e tepërta, por edhe për celulitin e krijuara në trupin e tyre. Pas disa muajve të veshur trashë, vjen koha kur ju duhet të ekspozoni më shumë trupin. Dhe pikërisht këtu nis dhe shqetësimi i femrave.Por ka mjete për celulitin dhe rregulla për ta luftuar atë. Celulitet shkaktohen si pasojë e disa faktorëve, si eliminimi i lëngjeve, lëvizja e dobët dhe mënyra sedentare e jetesës. Me durim dhe pak dëshirë mund eliminoni celulitin. Kjo nuk është e lehtë, por është e mundur. Ja disa rregulla që japin ekspertët e fushës për të pasur rezultat këtë verë.

Lëvizni sa më shumë të jetë e mundur. Tre herë në javë shkoni për vrap, vetëm 45 minuta për të ndihmuar qarkullimin e gjakut.

Nëse është e mundur dhe është në preferencat tuaja mund edhe të praktikoni notin. Është një faktor shumë i rëndësishëm për heqjen e celulitit, vë në dukje noa.al. Palestra është gjëja më e rëndësishme. Duhet të ushtroheni në biçikletë të palëvizshme dhe gjimnastikë të lehtë. Në këtë mënyrë do të shihni se e keni zvogëluar dukshëm celulitin. Edhe në jetën e përditshme mundohuni t’i shmangni gjërat që ju kthejnë në person me aktivitet fizik pasiv. Shmangni ashensorin, duke përdorur sa më shumë shkallët, në mënyrë që këmbët të vihen në lëvizje. Shmangni makinën, duke mundur të ecni sa më shumë të jetë e nevojshme në këmbë. Edhe gjumi është i rëndësishëm: të paktën 8 orë, kjo do të eliminojë toksinat dhe do të përmirësojnë metabolizmin dhe qarkullimin e gjakut. Këto janë hapa të vegjël dhe gjëra të thjeshta që do të ndryshojnë pamjen e vërtetë të belit dhe këmbëve tuaja. Në fund të fundit këto gjëra u ndihmojnë edhe për një shëndet të mirë. l.xh/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi