Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aktori italian Raul Bova vjen në Tiranë Empty Aktori italian Raul Bova vjen në Tiranë

Mon 23 Apr 2012 - 2:51
Aktori italian Raul Bova vjen në Tiranë Raul-bovaAktori italian Raul Bova vjen në Tiranë Raoul-bovaAktori italian Raul Bova vjen në Tiranë Bova7Pas gjashtë vjetësh mungesë, edicioni i 13 i Festivalit të Filmit Shqiptar pritet të organizohet në datat 7-13 tetor 2012 dhe në t do të jetë i pranishëm aktori i famshëm italian, Raul Bova.

Titulluar “Festivali XIII i Filmit Shqiptar në 100 Vjet Pavarësi”, sipas drejtorit të qendrës së kinematografisë Artan Minarollit dëshira është që të realizojmë një festival model.

Deri më tani është i garantuar vetëm buxheti prej 7 milionë lekësh të reja që QKK-ja ka çelur për këtë festival, ndërkohë që po kërkohen edhe mbështetje të tjera institucionale.

Ndërkohë që për herë të parë Qendra Kombëtare Kinematografike ka shpallur në faqen online për aplikim në seksionet e filmave dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër, që janë realizuar pa mbështetjen e saj. Afati i konkurentëve është deri më 30 prill.

Sipas Minarollit, gjatë ditëve të festivalit, ata do të ftojnë artistë europianë si Raul Bova, por edhe Marsela Lushaj dhe shumë të tjerë.

y program sikurse citon tv Klan, do të përmbajë rreth 16 filma artistikë, të cilët do të garojnë mes tyre për të marrë çmimin e filmit më të mirë. Aktori më i mirë, regjisori më i mirë, skenari më i mirë dhe muzika më e mirë. Për secilën nga kategoritë (filmi artistik, dokumentar, i shkurtër dhe i animuar), por nuk do të mungojnë edhe filmat premierë në këtë festival.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi