Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këngëtarja Saranda: Tabani popullor më shijon më shumë Empty Këngëtarja Saranda: Tabani popullor më shijon më shumë

Mon 23 Apr 2012 - 3:16
Këngëtarja Saranda: Tabani popullor më shijon më shumë K%C3%8BNG%C3%8BTARJA-SARANDAKëngëtarja Saranda: Tabani popullor më shijon më shumë Saranda-kengetare“Tabani popullor me pëlqen shumë prandaj këndoj dhe këngë tabani të cilat i kam kompozuar vetë”. Pedagoge kantoje për muzike moderne, Saranda tregon dhe ëndrrën: Do të hap një degë muzike

Nga Gëzim Llojdia

Saranda një qytet magjik në jug. Diademat aty fshihen. Jo ndër të qelibarta ujëra. Ndër thesare të kulturë shpirtërore. Saranda është emri artistik i këngëtares nga jugu që shkëlqeu dhe tek Maratona e Këngës Popullore. Gjithçka e shënon Saranda këngëtare një mënyrë, që lidh pazgjidhmërisht emrin e saj me qytetin e detit si dhe një fjongo lidhëse mes emrit të një qyteti dhe pjesë dytësore këngëtare. Saranda këngëtare është autore albumit të parë që ka qarkulluar në treg. Ajo së bashku me mjaftë artistë të këngës popullore ishte ndër maratonën e kësaj vere ndër skena. E sinqertë, e pastër si vesa e Majit. Romantike, delikate si lulja e pare e beharit. E qeshur, pasiononte si furtune dëbore, kur shkruan dhe këndon këngët Shqiptare Popullore.

Thyerja e një akulli

Saranda këngëtare ka formësuar një emër. Nëpër stacione muzikore është imazhi i saj dhe ëmbëlsia e zërit. Në titra shkruhet qartësisht:”Saranda këngëtare”.

Disa prej :”Mustaqet e Celos”, ”Këngë për nënat”, ” Ti për mua je Perëndi”, ’Botë protokolle”, “Ligjëro moj këngë”, ”Këngë për kurbetin”, ”Vallja e burrave”, ’Dolli dielli”. Saranda e Eduart Dema - Me jep një te puthur.

Albumi i parë ka qarkulluar nëpër të gjitha trevat. Kompozon vet, këngët e tabanit. Ka një timbër zëri mrekullisht të ëmbël. I pëlqen vetëm të flas në emrin artistik :Saranda këngëtare. Me këtë e siglon mesazhin. Në albume muzikore dhe në facebook, shfaqet sërish kështu :”Saranda këngëtare”. Klikoj dhe dërgojë shpejt një mesazh. Back to mesagges. Korrekte. Përgjigjet:” Përshëndetje. Tani ndodhem jashtë shtetit. Në 15 Shkurt do te jem ne Tirane. Faleminderit për ftesën”. Një lajm i mirë për admiruesit, Saranda ka përfunduar studimet për pedagoge kantoje në Greqi. Ka shumë ëndrra. Dëshira sigurisht.

Prej kësaj kohe kthehet përfundimisht në atdhe.

Katër nota muzikore përbëjnë botën e muzikës

Intervista me Saranda këngëtare

- Si ju lindi dëshira për te kënduar ?

-Dëshira ime për te kënduar me ka lindur qe ne moshe shume te vogël.

(Është e vërtetë që në vashat e vogla, tipari dallues rrëmbimi i pasionit dhe shpërthimi i moshës ka veç një pasion. Dashuri për këngën. Bota muzikore shpërthen të gjitha kurthimin që mbanë zemra. Mbaj mend se në Itali fëmijëve në shkolla nuk u jepnin recitime si ndër shkollat shqiptare, pra të mësonin përmendësh tufa të tëra vjershash, por ua jepnin me këngë, ngase ashtu e ngulisnin në tru).

-Nga cila moshe keni kënduar ?

-Kam kënduar qe ne moshe shume te vogël 5 vjeçe. Dëshira ime për te kënduar me ka lindur qe ne moshe shume te vogël. Me vone vazhdova studimet për 15 vjet ne Greqi, pra të gjithë cilin arsimor.
-A keni konkurruar ne festivale zonale apo kombëtare?
Saranda përgjigjet shkurt: Nuk kam konkurruar ne festivale zonale apo kombëtare për arsye se kam ikur ne Greqi me familjen time aty kam qëndruar 20 vjet rresht.

-Sa albume keni përgatitur me këngë ?
-Ne treg ka qarkulluar albumi im i pare me titullin "Për mua je Perëndi" dhe po përgatit albumin tim te dyte qe se shpejti do te jete ne treg.

-Cili është këngëtari juaj i preferuar dhe kompozitori ?

-Ka shumë këngëtare dhe kompozitore shqiptare te cilët mua me pëlqejnë por debulesa ime është këngëtarja Vaçe Zela.

-Tabani popullor a ju pëlqen?

Tabani popullor me pëlqen shume prandaj këndoj dhe këngë tabani te cilat i kam kompozuar vete.
-Thatë se gjendeshit jashtë, a do të ktheheni në atdhe?

Tani jam kthyer përgjithmonë. Arsyeja ime e kthimit ne Shqipëri është dashuria për atdheun tim gjithashtu dhe ëndrra për te hapur një dege te re muzike për arsye se këtu nuk ka dege përveç muzikës klasike ashtu siç është ne te gjithë boten.

E kam pyetur lidhur me shkollimin. Arsye mbetet gati e thjeshtë. Nuk është një shuarje kurioziteti se sa fakti që shumë yje të këngës shqiptare kryesisht muzika popullore mezi e kanë shtyrë me ndonjë shkollim të mesëm.

Saranda këngëtare : Me vone vazhdova studimet për 15 vjet ne Greqi dhe u diplomova Pedagoge kantoje për muzike moderne. Gjithashtu dhe ëndrra për te hapur një dege te re muzike për arsye se këtu nuk ka dege përveç muzikës klasike ashtu siç është ne te gjithë boten.

Saranda: Për mua je Perëndi
Ti moj nene me halle shume zemëro,
mërzitjen veje ne gjumë o xhano,
dhembja te te behet shprese zemëro
gërshet qe hallet ti prese, o xhano
Me the kur te besh femij zemëro
atëherë do te me ndjesh moj bij o xhano
sa te dua une e di zemëro
për mua je perëndi o xhano
Me solle ne ketë jet zemëro
me rite si e di vete o xhano
syrin se ngope me gjumë zemëro
ti moj nene me halle shume o xhano
Me e dhembshura ne bote zemëro
syri im mbushur me lot o xhano
zot te perëndia ime zemëro
shpirt o xhane o nena ime o xhano
Për te gjithë nenat ne bote
me fund e pi dollinë sot
te keni shëndet e jete
emri nene emër i shenjte

Ligjëro moj këngë,

Kush e mban te gjalle,

vdektë duke kënduar.

Ligjëro moj këngë,

dhe pse heq e vuaj…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi