Nënë e bijë trafikohen për 300 euro nga Saranda në Kamenicë
Sat 5 Oct 2013 - 0:09
Duket sikur është një shtëpi normale. Por dera e hyrjes së saj qëndron e mbyllur. Është e blinduar dhe mund të hapet vetëm nga brenda. Por ajo hapet kur ‘zonjat e shtëpisë’ sigurohen se mysafiri nuk paraqet rrezik për të hyrë brenda.
Kush mund të jetë mysafiri e kuptojnë nga ekrani i madh i vendosur në korridor. Në pjesë të ndara shfaqen imazhet, të cilat i ofrojnë kamerat e vendosura rreth e përqark, jashtë shtëpisë.
Por nëse vizitorët e saj vlerësohen si persona të rrezikshëm për banorët e shtëpisë, pronarët e kanë një linjë të veçantë telefonike për të thirrur policinë. Kjo e fundit është në dispozicion gjithnjë për të ofruar ndihmën e kërkuar, shkruan “Koha Ditore”.
Për arsye se në këtë objekt, që zyrtarisht është strehimore e cila financohet nga shteti, trajtohen viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe ata të dhunës në familje.
Në të aktualisht jetojnë gjashtë viktima të dhunës në familje. Njëra prej tyre ka me vete edhe dy fëmijë. Banorët e saj, së fundmi janë bërë edhe dy viktima të trafikimit me qenie njerëzore.
Nënë e bijë nga qyteti i Sarandës janë shitur për 300 euro. Nëna rreth të 60-ve, kurse vajza 16-vjeçare. Të dyja ia kishin shkuar Kosovës për një jetë më të mirë.
Këtë ua kishin premtuar ndërmjetësuesit, të cilin viktimat thonë se e njohin me emrin Driton, por se nuk ia dinë mbiemrin.
Nga tmerri i përjetuar ato nuk janë në gjendje të flasin. Në dhomën e pritjes ku viktimat kalojnë kohën duke shikuar televizor, ato rrinë ulur pranë njëra-tjetrës.
Nuk duan ta kujtojnë natën e tmerrshme që kishin kaluar në një shtëpi në fshatin Hodonoc të Komunës së Kamenicës. Nuk mund t’i përmbajnë lotët ndërsa nisin rrëfimin për atë qa u kishte ndodhur, transmeton “Koha”.
/Shekulli Online/ E.L/
- VizitorVizitor
Re: Nënë e bijë trafikohen për 300 euro nga Saranda në Kamenicë
Sat 5 Oct 2013 - 14:35
Tmerr mjer Femrat cfar nuk po perjotojne, vdekshin ata mashkujt qe ne kete menyr po i trajtojn .
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Nënë e bijë trafikohen për 300 euro nga Saranda në Kamenicë
Tue 8 Oct 2013 - 1:57
Vdekte bota me mire!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi