- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Facebook bashkon nënë e bijë pas 50 vitesh
Fri 20 Jul 2012 - 18:35
Por në SHBA, Facebook ka
arritur që të lidhë nënën me vajzën, të cilat nuk shiheshin me
njëra-tjetrën, prej gati gjysmë shekulli.
Stephania Phillips,
përdori rrjetin social për të rënë në gjurmët e nënës së saj Joan
Wehrmeyer, të cilën e kishte prekur për herë të fundit kur ishte një
bebe në vitet 60-të.(Vajza nuk mbante mend asgje nga kontakti me nenen e
saj per shkak se kur u ndane ajo ishte shume e vogel).
Përmes Facebook, Stephania e gjeti nënën e saj dhe të dyja u takuan në një lokal për të parë nga afër njëra-tjetrën.
Zonja Wehrmeyer, e cila mbiemrin e vajzërisë e kishte Courchene, ishte
vetëm 17 vjeç kur u martua me Richard Botwin, babanë e vajzës. Pak kohë
më vonë lindi Stephanie, por problemet me familjen e bashkëshortit të
saj u bën shkak që ajo të largohej dhe t'ia linte vajzën atyre.
Stephanie qëndroi me babanë e saj në New Jersey, ndërsa nëna, e cila
tani është 67 vjeç, udhëtoi në jug të Floridas dhe u rimartua. Ajo tani
ka një fëmijë të lindur natyralisht dhe një të adoptuar.Aktualisht ajo
jeton në Coral Springs.
Stephania, 48 vjeç, e cila jeton në Pennsylvania e përshkruan takimin me nënën e saj, si një ëndërr që u bë realitet.
"Ndërsa rritesha nuk u lejova kurrë që të bëja pyetje rreth nënës sime. Ishte thuajse një tabu", tregon ajo.
Stephania e kërkoi nënën e saj për vite të tëra, por kishte dështuar.
Ajo arriti të gjente mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, dhe ky ishte
çelësi për ta gjetur në Facebook. Fatmirësisht nëna përdorte këtë
mbiemër në profilin e saj dhe kështu u krye lidhja nënë e bijë pas shumë
vitesh.
/top-channel.tv/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi