Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Risitë e AMC, shpalosen mundësitë e reja 3G me Asus dhe Lenovo Empty Risitë e AMC, shpalosen mundësitë e reja 3G me Asus dhe Lenovo

Mon 23 Apr 2012 - 3:21
Risitë e AMC, shpalosen mundësitë e reja 3G me Asus dhe Lenovo AMC_Premises-godina-noaTiranë, 19 prill 2012, NOA- Kompania e telefonisë së lëvizshme AMC pasuron më tej mundësitë për abonentët me produkte të reja, pas nxjerrjes së suksesshme të iPhone 4S, smartphone AMC | Z1 dhe kompjuterit tablet AMC | Z9.

Netbuku Asus Eee dhe laptopi Lenovo janë dy produktet e fundit që gjenden në të gjitha dyqanet AMC. Ato lidhen me rrjetin më të shpejtë 3G dhe, bashkë me to,përfitoni falas AMC Connect Card 14.4 Mbps dhe internet falas për tre muajt e parë.

Të dyja pajisjet ofrojnë teknologji të lartë dhe mbulohen me garanci dyvjeçare.

Ideal për të punuar në lëvizje, Netbuk-u Asus ka ekran 10 inç, 1 gigabajt RAM, procesor Intel Atom, hard-disk 320 gigabajt, si dhe një video kamera të përparme.

Madhësia dhe pesha shumë e vogël e bëjnë këtë produkt shumë të lehtë për t’u transportuar dhe mjetin e përsosur për të kryer shumicën e punëve kur nuk ndodheni në shtëpi apo në zyrë.

Nga ana tjetër, laptopi Lenovo përfaqëson një pajisje që vë në përdorim teknologjitë e fundit për të përmbushur shumicën e detyrave që kryen një kompjuter zyre apo shtëpie. Procesori Intel dual-core jep maksimumin e kësaj pajisjeje, duke e bërë gjithçka të shpejtë dhe të sigurt. Laptopi Lenovo ka një ekran LED 15.6 inç, hard- disk 500 gigabajt dhe një video kamera të përparme, duke qenë kështu një pajisje e fuqishme për përdorim zyre apo për zbavitje.

Të dyja pajisjet mund të përfitohen me çmim shumë të leverdishëm dhe plotësojnë nevojën për komunikim online të kategorive të ndryshme të abonentëve, të shoqëruar me plane të larmishëm tariforë dhe oferta të personalizuara.

noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi