Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Libri, CIA vrau të dashurën e Kennedy, dinte më shumë se duhej Empty Libri, CIA vrau të dashurën e Kennedy, dinte më shumë se duhej

Mon 23 Apr 2012 - 3:41
Libri, CIA vrau të dashurën e Kennedy, dinte më shumë se duhej 53606LONDER-Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja misterioze e Mary Pinchot Meyer e cila ishte bërë e njohur në të gjithë Amerikën për shkak të një lidhjeje intime me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës John F. Kennedy.

Dëshmitë e fundit tregojnë se Meyer mund të jetë ekzekutuar nga shërbimi sekret amerikan CIA “sepse dinte më shumë se sa duhej” rreth presidentit të vrarë.

Është vëllai i Meyer, Ben Bradlee, ai që në një libër të publikuar së fundi tregon mbi disa informacione dhe dyshime të tija për vdekjen e saj.

Zyrtarisht u tha se, Meyer ishte vrarë në një tentativë përdhunimi nga një person emri i të cilit nuk u zbulua kurrë që prej asaj ngjarjeje. Por, vëllai thotë se gjithçka ishte e përgatitur nga CIA dhe personi i panjohur në fakt ishte një efektiv i shërbimit sekret.

Në libër ai tregon se të nesërmën e mësimit të vrasjes brutale të së motrës, shkoi në shtëpinë e saj për të marrë ditarin personal të kujtimeve, por për befasinë e tij më të madhe, shtëpia ishte e boshatisur. James Angleton, drejtori i atëhershëm i CIA-s kishte mbërritur atje përpara tij dhe edhe ai me të njëjtin qëllim, të marrjes së ditarit përpara se ai të binte në duart e gabuara.

(d.b/DaillyMail/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi