Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Misteri, foto që dëshmon një udhëtar në kohë? (FOTO) Empty Misteri, foto që dëshmon një udhëtar në kohë? (FOTO)

Tue 24 Apr 2012 - 14:00
Kanada, 24 prill NOA-Fotoja vjen pikërisht nga një muze në Kanada, në seksionin që përmban "Kujtimet e Komunitetit" të popullsisë së Gold Bridge (British Columbia), e cila u godit nga një shpërthim në nëntor të vitit 1940. Kur ndodhi shpërthimi ura South Fort Bridge u shkatërrua.

Në një foto (klikoni foton), me sa duket e vitit 1941, marrë në ditën e përurimit të urës së re është një turmë e ngazëllyer për ngjarjen. Por një "alien" (në kuptimin e çuditshëm që rrethon ambientin) është në anën e djathtë të fotos: një djalë me syze moderne, me një aparat fotografik që duket se është i ditëve të sotme dhe me një bluzë të stampuar gjysmë mbuluar nga një xhaketë.

Shumë kanë shtruar pyetjen: të jetë një "udhëtar në kohë?",

Disa thonë se kjo foto është dëshmi se ka udhëtarë të kohërave, dhe se njeriu në foto është vetëm një lloj specie i një turisti kohor, kapur rastësisht në një nga ekskursionet e tij. Ndërsa të gjithë janë në fakt me kostum dhe kravatë, ose të veshur mirë, personi X duket si një njeri i kohës sonë, veshur në një mënyrë rastësore.

Përkrahësit e teorisë së udhëtimit në kohë thonë se nuk përdoreshin syzet e errëta në vitet '40, se bluzat e stampuara janë moderne për atë kohë dhe theksojnë faktin se kamera është një model i epokës sonë.

k.a./noa.al
Misteri, foto që dëshmon një udhëtar në kohë? (FOTO) Www.noa_.al_1
Misteri, foto që dëshmon një udhëtar në kohë? (FOTO) Udhetar-ne-kohe-noa
Misteri, foto që dëshmon një udhëtar në kohë? (FOTO) Foto-www.noa_.al_Misteri, foto që dëshmon një udhëtar në kohë? (FOTO) Foto-www.noa_.al_
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi