Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

A ka jetë në hënën e Jupiterit ?! Empty A ka jetë në hënën e Jupiterit ?!

Tue 24 Apr 2012 - 21:52
A ka jetë në hënën e Jupiterit ?! Europa,_jupiter__clanak_bigNjëra nga 66 hënat e planetit Jupiter, ‘Europa’ mund të jetë ‘udhërrëfyesi’ i jetës jashtëtokësore pasi zbulimet e fundit shpalosin të dhëna nga oqeanet e thella nën koren e akullit të hënës.


Hëna e Jupiterit ‘Europa’, konsiderohet si një nga burimet më të mira të mundshme për jetën jashtëtokësore në sistemin diellor.

Njëra nga 66 hënat e planetit Jupiter, ‘Europa’ mund të jetë ‘udhërrëfyesi’ i jetës jashtëtokësore pasi zbulimet e fundit shpalosin të dhëna nga oqeanet e thella nën koren e akullit të hënës.

Disa organizma mund edhe të mbijetojnë në sipërfaqe të ‘Europa-s’ nëpërmjet të çarave dhe çrregullimeve të kores së saj, spekulojnë disa shkencëtarë. Mirëpo rrezatimi nga magnetosfera e Jupiterit vazhdimisht bombardojnë hënën dhe kjo gjë mund të ndikojë në asgjësimin e jetës në ujërat më të cekëta, duke bërë kështu më të vështirë zbulimin përmes vëzhguesve orbite ose atyre nga toka.

Pra, shkencëtarët janë duke kërkuar që të përcaktojnë përmes eksperimentit se sa e thellë është jeta organike që Europa duhet të fshihet në mënyrë që t’i ik shkatërrimit.

Shpërthimet e magnetosferës së Jupiterit që ndikojnë tek ‘Europa’, e cila është pakëz më e vogël se hëna e planetit tonë, përmes energjisë së larët të elektroneve në vargun e megalelektron volt. Mirëpo shumica e të dhënave të shkencëtarëve në atë se sa ka efekt energjia e lartë e rrezatimit është fokusuar në fushën e mjekësisë, ku në studime është kërkuar për të përcaktuar se si ndikon kimioterapia në trupin e njeriut. Ky hulumtim bazohet në ujin, komponentin themelore të trupit të njeriut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi