Rrjetet sociale rrisin thashethemet
Wed 25 Apr 2012 - 14:04
Sipas disa studimeve, interneti ka shpejtuar shumë shpërndarjen e thashethemeve në përgjithësi.Ky është rezultati i një studimi të kryer nga tre informaticienë të Universitetit La Sapienza të Romës, Alessandro Panconesi, Flavio Chierichetti dhe Silvio Lattanzi, i prezantuar në ngjarjen më të madhe botërore të shkencës kompjuterike në Texas dhe Massachusetts. Sipas tyre, përhapja më e shpejtë e thashethemeve tani i takon internetit dhe veçanërisht rrjeteve sociale.
Sipas studimit, koha që i duhet një thashethemi apo një fjale për të arritur anëtarët e rrjetit social llogaritet sipas formulës matematikore (N) / C, ku N është numri i njerëzve që përbëjnë rrjetin, dhe C, "zbatueshmëria" një tipar që mat "veprimtarinë shoqërore" të grupit, lidhjet mes tyre, afrimitetin.
Analiza e rrjeteve të shumta sociale, nga më të thjeshtët, sic janë një grup shokësh, deri tek më komplekset, si Twitter dhe Facebook, sipas studiuesve ka zbuluar se në përgjithësi sa më e lartë të jetë C, "zbatueshmëria" (përputhjet mes grupit) aq më e shkurtër është koha për të arritur thashethemi mes anëtarëve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi