Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Studimi: Mungesa e gjumit ndikon që adoleshentët të rrezikohen nga depresioni Empty Studimi: Mungesa e gjumit ndikon që adoleshentët të rrezikohen nga depresioni

Wed 25 Apr 2012 - 21:53
Të dhëna nga 15.500 adoleshentë të moshës 13-18 vjeç studiuan kërkuesit e Qendrës Shëndetësore të Universitetit Columbia në Nju Jork. Nëpërmjet këtyre të dhënave, ata zbuluan se sa më shpejt të bien në gjumë adoleshentët, aq më pak janë të kërcënuar ndaj depresionit.
Konkretisht, u vërejt se ata që binin në gjumë pas mesnate, ishin 24% më shumë të kërcënuar për të vuajtur nga depresioni, në krahasim me ata që shkonin për të fjetur para orës 22:00. Gjithashtu, në rrezik janë edhe ata adoleshentë që nuk plotësojnë 8 orë gjumë, por flenë më pakë se 5 orë.

Ky studim u botua në revistën shkencore “Sleep”. Një tjetër e dhënë që doli prej tij ishte se për fëmijët shkojnë për të fjetur pas mesnate, ekziston 20% më shumë mundësia që të bëjnë mendime për vetëvrasjen, ndërsa e njëjta përqindje shkon në 48% për ata që flenë më pak se pesë orë gjatë natës.

Përkundrazi, adoleshentët që flenë orët e mjaftueshme, kanë 65% më pak mundësi të bien në depresion.

Sipas studiuesve, mungesa e gjumit mund të ndikojë në reagimet psikike, që përkeqësojnë gjendjen shpirtërore të adoleshentëve. /albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi