Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!! Empty E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!!

Thu 26 Apr 2012 - 18:51
E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!! 1120-300x265Motoçikleta elektronike që lidhet rreth e rrotull shoferit të saj, duke u bërë një shtesë e tij, u dizajnua nga Jake Loniak, student në degën e dizajnit të makinave, në Art Center College of Design.

Është pjesë e filmave fantastiko – shkencorë, por bëhet edhe realitet, duke pasur si qëllim përdorimin në jetën e përditshme. Edhe pse krijuesi i saj deklaron se “nuk do të thoja që është një mjet për përdorim të përditshëm. Kjo është një motoçikletë sportive”.

Deus Ex Machina, motor i Zotit, për të cilin u interesua ekskluzivisht Yamaha, është një mjet një vendësh që parkohet… në këmbë. As nuk e nget dhe as nuk hyn në ndonjë kabinë. Thjesht e vesh dhe… largohesh.

Kjo “motoçikletë” lëviz dhe ndryshon formë duke përdorur 36 nyje hidraulike dhe “muskuj” që kontrollojnë pozicionin dhe prerjen e sistemit.

Performancat tejkalojnë gjithë pritshmëritë nga një mjet elektronik, pasi shpejtësia mund të shkojë nga 0 – 100 km për orë brenda 3 sekondave. Shpejtësia përfundimtare e tij arrin deri në 120 km/orë ndërsa motorri elektrik ndodhet në rrotën e pasme, ndërsa bateritë në shpinën e tij.E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!! 2212-300x210Meqenëse me këto shpejtësi, pozicioni në këmbë do ta bënte automjetin të paqëndrueshëm, sensorët e shpejtësisë ndryshojnë pozicionin e shoferit që nget këtë motoçikletë supersportive, për të mos thënë dragstor.

Jake Loniak insiston që teknologjia ekzistuese është e mjaftueshme për të prodhuar motorre të tillë. “Sisteme të tilla me muskuj” mbajnë firmën e kompanisë gjermane Festo.

Gjithsesi, këto sisteme i bëjnë automjetet e Batman të ngjajnë me lodra të Luna Park.E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!! 442E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!! 442E pabesueshme por e vërtetë! Një motor që mund… të vishet!!! 442
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi