Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

E pabesueshme por e vërtetë, qelizat kanceroze mund të transmetohen edhe tek embrioni Empty E pabesueshme por e vërtetë, qelizat kanceroze mund të transmetohen edhe tek embrioni

Sun 24 Jan 2010 - 21:21
Një grup shkencëtarësh nga Britania dhe Japonia demonstruan për herë të parë se një nënë mund të transmetojë kancerin tek fetusi që ndodhet në barkun e saj. Për fat të keq, kjo është një dëshmi e vërtetë. Një vajzë japoneze (28 vjeç) që vuante nga leuçemia, transmetoi qelizat kanceroze tek fëmija i saj i palindur. Për hir të argumentit, nëna e re tashmë nuk jeton më, ndërsa vogëlushja e saj tre vjeçare e prekur nga kanceri ndodhet në stad remisioni. Shkencëtarët Britanikë të Institutit të Kërkimeve Kanceroze, që egzaminuan rastin, mendojnë se qelizat kanceroze kaluan tek embrioni nëpërmjet plaçentës, dhe më pas u vendosën në sistemin e qarkullimit të gjakut të fëmijës. Shkencëtarët përdorën një teknikë të sofistikuar të shenjave të gishtrinjve (gjenetike) për të dëshmuar nese qelizat kanceroze të nënës dhe vajzës kishin origjinë të përbashkët. Është hera e parë që konstatohet me siguri të plotë se si një kancer transferohet në mitër, edhe pse ndërkombëtarisht janë raportuar edhe rreth 20 raste të tjera kur nënat ndajnë të njëjtën lloj kanceri me të porsalindurit (zakonisht leukimi ose melanoma). Në bazë teorike sistemi i imunintetit të fetusit duhet të parandalojë depërtimin e qelizave të tumorit të nënës ose t’i shkatërrojë ato, në rast se hyjnë, por me sa duket në disa raste kjo gjë është e pamundur. Sipas hulumtimeve të reja, në disa raste qelizat kanceroze “fshehin” identitetin e tyre molekular duke u bërë të padukshme në sistemin imunitar të fetusit. Megjithatë, hulumtuesit theksojnë se incidente të tilla janë tepër të rralla dhe se shanset që një grua shtatzënë me kancer ta transmetojë tek fëmija i saj, janë shumë të vogla. Hulumtimi në fjalë, nën udhëheqjen e profesorit Mel Greaves, u paraqit tek revista PNAS e Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA, sipas BBC dhe shtypit britanik
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi