Qelizat e syve të të vdekurve mund t’iu rikthejnë shikimin të verbërve
Sun 2 Feb 2014 - 11:06
Një eksperiment i realizuar me qelizat e syve të të vdekurve ka treguar se ato mund të përdoren për t’u rikthyer shikimin të verbërve. Studimi i publikuar në revistën “Stem Cells Translational Medicine” ka treguar se, qelizat njerëzore arritën t’u rijapin shikimin kafshëve të verbra.
Studimi u krye nga ekipi i “University College London”, i cili shprehet i bindur se nisur nga testet e kryera të kaviet, të cilat kanë dalë me sukses, kjo metodë do të ketë sukses edhe te njerëzit.
Ata shprehen se kjo metodë do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës te të verbrit. Pritet që brenda 3 vitesh të nisin eksperimente te njerëzit.
Mjekët thuan se, prej koshash korneat e dhuruara të syrit të të vdekurve janë eksperimentuar për të përmirësuar shikimin e njerëzve me probleme. Por, ekipi i studiuesve britanikë të Institutit të Oftalmologjisë, ka arritur të tërheqë një lloj të veçantë qelize nga pjesa e prapme e syrit, e cila ka aftësinë e transformimit dhe mund të përdoret për një gamë të gjerë problemesh të shikimit.
Në laborator këto qeliza ngarkohen kimikisht në mënyrë që të dërgojnë dritën në retinën e syrit. Injektimi i qelizave të tilla në pjesën e pasme të syrit te minjtë e verbër u riktheu atyre pjesërisht shikimin. Skanimi i trurit tregoi më pas se, nga trajtimi, ishte arritur të rikuperoheshin 50% e sinjaleve elektrike ndërmjet tij dhe syrit.
Ekspertet e konsiderojnë këtë zhvillim si mjaft pozitiv për faktin e thjeshtë se në të ardhmen, të verbrit mund të përfitojnë jo pak prej kësaj teknike, dhe ndonëse nuk do të kenë mundësinë të lexojnë, do të arrijnë për çdo rast të shohin mjaftueshëm sa për të lëvizur vetë e për të identifikuar edhe objektet, si filxhani i kafesë.
/Shekulli Online/ E.L./
- Australia do tu kthejë shikimin të verbërve pas dy vitesh!
- E pabesueshme por e vërtetë, qelizat kanceroze mund të transmetohen edhe tek embrioni
- Kujdes, aspirina mund të ndikoje per semundje te syve
- Ngjyra e kaltër e syve do të mund të fitohet për 20 sekonda
- Boronica zvogëlon qelizat yndyrore të trupit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi