Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Boronica zvogëlon qelizat yndyrore të trupit Empty Boronica zvogëlon qelizat yndyrore të trupit

Thu 28 Apr 2011 - 3:40
Boronica zvogëlon qelizat yndyrore të trupit Boronica

Njerëzit e trashë duhet të fillojnë të përdorin boronicat, pasi ato zvogëlojnë numrin e qelizave yndyrore të trupit deri në tre të katërtat, thonë shkencëtarët.
Hulumtuesit kanë gjetur se ky fryt mund të shkatërrojë qelizat ekzistuese që shkaktojnë trashësi dhe mund të parandalojë formimin e qelizave të reja yndyrore, duke u shndërruar në një armë potenciale të fuqishme në luftë kundër rritjes së obesitetit.
Boronicat, të cilat tashmë janë cilësuar si super-ushqim për aftësinë e tyre për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, përmbajnë sasi të lartë të polifenoleve – grupe kimikale me dobi të mëdha shëndetësore.
Testet kanë zbuluar që polifenolet mund të zvogëlojnë numrin e qelizave yndyrore në trup deri në 73 për qind me dozë të madhe dhe 27 për qind kur përdoren në dozën më të vogël, ka njoftuar shoqata “American Society for Nutrition’s Experimental Biology 2011”.
Duke përdorur inde të marra nga minjtë, shkencëtarët kanë shikuar se çfarë efekti mund të kenë polifenolet e boronicave dhe si mund të luftojnë zhvillimin e qelizave që na trashin duke përfshirë edhe lipoliset, që shkatërrojnë qelizat yndyrore në trup.
Rezultatet e prezantuara në takimin Experimental Biology 2011 për American Society for Nutrition, kanë treguar se doza më e lartë e polifenoleve në boronica ka bërë që lipide në indet e miut të ulen për rreth 73 për qind, përderisa kur doza ka qenë më e ulët, këto janë ulur për 27 për qind. Autorja e studimit Shiwani Moghe, studente e diplomuar nga universiteti “Texas Woman’s University”, ka pohuar se këto gjetje janë mjaft premtuese.
Ne ende kemi nevojë për të testuar këtë dozë në njerëz, për t’u siguruar se nuk ka efekte negative dhe për të parë nëse dozat janë efektive. Premtuese është këtu që boronicat mund të ndihmojnë në reduktimin e formimit të indeve yndyrore në trup”, ka thënë ajo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi