Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Acide omega yndyrore edhe për fëmijët Empty Acide omega yndyrore edhe për fëmijët

Tue 23 Feb 2010 - 17:18
Një studim i ri amerikan ka vërtetuar se dhënia shtesë e acideve omega yndyrore nuk është e rezervuar vetëm për popullatën e rritur.
Shkencëtarët kanë përcjellë 240 të porsalindur në Kansas dhe Dallas për një periudhë njëvjeçare, ndërsa kanë fituar rezultate mjaft interesante.

Të porsalindurit, formula ushqyese e të cilëve ishte pasuruar me DHA (Docosahexaenoic acid), kishin pasur mprehtësi më të mirë të të parit në krahasim me foshnjat të cilat ishin ushqyer me formulë që nuk e ka përmbajtur këtë acid.

Revista American Journal of Clinical Nutrition transmeton se për zhvillim nervor më të mirë dhe më pastaj për zhvillim më të mirë të shikimit, mjafton që formulës ushqyese t’i shtohet 0.32% DHA.

Sipas ekspertëve botërorë, tolerohet konsumimi ditor prej 100 mg DHA për fëmijët nga 7 deri 24 muaj, ndërsa shtatzënat dhe gjidhënëset mund të marrin deri në 200 mg në ditë DHA.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi