Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nxirrini fëmijët përjashta edhe në dimër, sëmuren më pak  Empty Nxirrini fëmijët përjashta edhe në dimër, sëmuren më pak

Sat 22 Dec 2012 - 1:21
Nxirrini fëmijët përjashta edhe në dimër, sëmuren më pak  Id-10072039-370x290
Me uljen e temperaturave dhe reshjet e para të dëborës, kujdes maksimal tregohet ndaj fëmijëve prej frikës se mos sëmuren.

Shumica e nënave i mbajnë në ambiente të ngrohta fëmijët e tyre në një kohë që ekspertët sugjerojnë që të lihen në ajër të hapur pasi nuk janë aq të rrezikuar nga infeksionet, ashtu si mund të rrezikojnë në ambiente të mbyllura.

Mjekja pediatre Susanna Esposito, Presidente e Societa Italiana di Infettivologia Pediatrica shprehet se me arritjen e temperaturave të ftohta prindërit kanë frikë për shëndetin e fëmijëve dhe nuk i lënë në ambiente të hapura.

“Në realitet nëse vishen mirë ata duhen nxjerrë në ambientet jashtëm pasi janë më pak të ekspozuar nga infeksione të mundshme dhe iu bën mirë edhe për frymëmarrjen. Këshillohet që fëmijët të vishen pak më shumë se zakonisht, pasi ambientet me ajër të ftohtë i bëjnë me më shumë imunitet. Është e nevojshme të mbulohen veshët dhe fyti për të shmangur sëmundjet e stinës si dhe nëse ata njomen duke luajtur me dëborë, ata duhen tharë gradualisht, por ajri i ftohtë i sëmurë më pak nëse ekspozimi bëhet në masën e duhur”, deklaroi Esposito citon noa.al.

Ajo kujton se edhe sportistët në rast të dëmtimeve mjekohen me të ftohtë dhe se temperaturat e ulëta janë më shumë efikase për forcimin e imunitetit, ndaj ajri i pastër në dimër është më i mirë dhe më i pastër se në verë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi