Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kujdes, aspirina mund të ndikoje per semundje te syve  Empty Kujdes, aspirina mund të ndikoje per semundje te syve

Fri 25 Jan 2013 - 12:20
Kujdes, aspirina mund të ndikoje per semundje te syve  1b4439fe-ab76-4dab-bd70-e62d28f4bd87---0-

Studimi i Westmead "Millennium Institute for Medical Research" tregon se përdorimi i rregullt mund të shtojë më tepër se dy herë rrezikun.Aspirina është tepër e përdorur për të parandaluar atake kardiake e iktus, por ja që një kërkim australian tërheq vëmendjen për t'u treguar pak të përmbajtur në përdorimin e saj. Po, sepse është gjetur një lidhje e aspirinës me sëmundjet e syve në moshën e avancuar.
Studimi i Westmead "Millennium Institute for Medical Research" tregon se përdorimi i rregullt mund të shtojë më tepër se dy herë rrezikun e degjenerimit makular të lidhur me moshën (Dmle), patologji kjo që godet retinën dhe shkakton verbërinë te të moshuarit. Instituti në fjalë ka studiuar thuajse 2400 njerëz mbi 50 vjeç për një periudhë prej 15 vjetësh dhe ka zbuluar se 63 vuanin nga Dmle neovaskulare. Gjithsesi, një nga drejtuesit e studimit, Paul Mitchell nënvizon se është ende herët për të dalë në përfundimin e pakontestueshëm se aspirina shkakton degjenerimin makular: "Nëse një pacient ka nevojë për aspirinën për arsye klinike, sëmundje kardiake, apo kardiovaskulare, natyrisht nuk duhet ta ndalojë marrjen e saj. Mirëpo nëse njerëzit e marrin aspirinën për arsye jo shumë të forta, atëherë duhet të tregohen pak më të kujdesshëm", ka shpjeguar Mitchell.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi