Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës Empty Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës

Wed 30 May 2012 - 21:14
Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës Qelizat-e-lekures-mbrojtja-nga-kanceri-i-lekures-300x225Aspirina dhe barna te tjera te ngjashme me te te cilat sherbejne per neutralizimin e dhimbjeve te ndryshme si ibuprofen dhe naproxen, mund te minimizoje rrezikun e tri llojeve kryesore te kancerit te lekures, sugjeron nje studim i ri.

Kerkuesit studiuan te dhenat mjekesore nga veriu i Danimarkes qe nga viti 1991 deri ne 2009, duke gjetur 3,242 diagnoza me melanoma malinje, nje forme vdekjeprurese e kancerit te lekures se bashku me 1,974 diagnoza te tumorit te qelizave dhe 13,360 diagnoza me tumor te qelizes basal.

Individet te cilet kishin perdorur barna qetesues te dhimbjeve kishin nje rrezik prej 15 % me te ulet per zhvillimin e tumorit ne qeliza si dhe 13 % per zvogelimin e rrezikut per te zhvilluar melanoma malinjen ne krahasim me ata te cilet kishin perdorur keto ilace shume here me pak.

“Ne shpresojme se parandalimi i kancerit nga qetesuesit e dhimbjeve do te frymezoje me shume hulumtime mbi parandalimin e kancerit te lekures,” ka thene studiuesi Sigrún Alba Jóhannesdóttir nga “Aarhus University Hospital ne Danimarke”.

Rezultatet jane detajuar ne revisten e Shoqates Amerikane Kunder Kancerit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi