Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Si mund të ndikojë zhvillimi i arsimit të lartë privat tek universiteti shtetëror? Empty Si mund të ndikojë zhvillimi i arsimit të lartë privat tek universiteti shtetëror?

Fri 8 Jun 2012 - 20:14
Ne nje artikull te botuar sot ne gazeten "Panorama" Henri Cili i rikthehet debatit per arsimin e larte privat ne Shqiperi. Artikulli i Cilit (mund ta lexoni te plote duke ndjekur link-un: http://www.panorama.com.al/opinion/per-uet-universitetet-private-dhe-tregun-e-lire/) ka disa dimensione dhe prek nje sere ceshtjesh qe lidhen me kete fushe. Por sic duket edhe nga pyetja ime me lart, une desha ta ve theksin tek nje dinamike qe pak ka rene ne sy dhe pak eshte diskutuar ne debatin publik: si po e ndikon ardhmerine e universitetit shteteror, vecanerisht te UT-se, zhvillimi i tregut privat te arsimit? Ideja ime eshte se rritja e konkurrences i ben mire universitetit shteteror pasi e nxjerr nga pergjumja e trashegimise sovjetike dhe nga arroganca qe vinte prej monopolizimit te arsimit te larte.

Ja disa citate te shkeputure nga artikulli ne fjale:

"Universiteti privat në Shqipëri duhet të ndihet krenar për ç’ka bërë këto 10 vjet. Në radhë të parë ai zgjidhi një problem jetik për shoqërinë shqiptare: për herë të parë nuk kemi nevojë për të studiuar në universitet me vendimin e Komitetit të Partisë apo të Komitetit Ekzekutiv; nuk kemi nevojë për konkurset e korruptuara dhe të dyshimta hera-herës të universiteteve publike, apo për shtesat e Kryeministrit. Tani të gjithë mund të kenë akses në universitet.
Për herë të parë pedagogët shqiptarë në universitetet private mund të ndërtojnë kundrejt pagesës dinjitoze një karrierë akademike normale e konkurruese, pa qenë të detyruar të bëjnë punë të dyta e të treta, pa ia “varur mësimit”, sepse rroga në universitetin publik nuk mjafton kurrë. Për herë të parë kanë kushte dinjitoze: zyra, biblioteka, ambiente të bollshme, ajër të kondicionuar, banja të pastra e pa erë, drita dhe ujë 24 orë. Për herë të parë në universitetet private mund të vijnë të debatojnë lirisht opozita dhe qeveria, ambientalistët dhe industrialistët, komunistët dhe fashistët, pa pasur kompleks se nuk janë në rregull me shtetin, qeverinë apo ministrin.
Universitetet private kanë sjellë konkurrencën në programe dhe botime, konferenca shkencore dhe botimet universitare, kanë sjellë rinovimin e shpejtë dhe të pandalshëm të ofertës edukative e formuese, kanë hapur dyert kundrejt tregut të punës."

Dhe pak me poshte:

"Ka ardhur koha për një monitorim të besueshëm, të drejtë dhe të paanshëm të cilësisë në të gjithë sistemin tonë universitar privat, shtetëror dhe jopublik, duke përdorur parimin “një kut, një masë”. Ka ardhur koha e një sistemi pikëzimi e renditjeje të qartë, që orienton publikun, por edhe u hap rrugën përmirësimeve që rrjedhin nga politikat publike."

Per te pasur nje mendim sa me te plote, ju lutem te lexoni artikullin e Henri Cilit ne teresine e tij.

peshkupauje
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi