Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga 47 institucione të arsimit të lartë, vetëm 3 janë universitete (!) Empty Nga 47 institucione të arsimit të lartë, vetëm 3 janë universitete (!)

Wed 30 May 2012 - 18:10
Nga 47 institucione të arsimit të lartë, vetëm 3 janë universitete (!) Tafaj-berisha-300x179Nëse mijëra student të cilët studiojnë në shkollat e larta private nuk e dinë se vendi ku studiojnë nuk është universitet kjo nuk është aspak e habitshme. Për herë të parë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka deklaruar dje në Komisionin e Arsimit dhe Medias se nga 47 subjekte private që ofrojnë diploma të arsimit të lartë vetëm 3 prej tyre kanë statusin universitet ndërsa 44 të tjerët quhen institucione të arsimit të lartë.

Deputetet e opozitës e kanë cilësuar skandaloze faktin se dikasteri i arsimit nuk ka dhënë më parë të dhëna të detajuara mbi cilësinë dhe statusin e këtyre subjekteve. Ministri Tafaj ka pranuar para Komisionit te Arsimit dhe Medias, se sistemi arsimor privat nuk është i imunizuar ende dhe ka një rruge të gjatë përpara.

Kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj ka vënë në dukje se vetëm në vitin 2010 janë dhënë 12 licenca për arsimin e lartë, dhe shumë universitete shpërndajnë diploma dhe bëjnë reklama si universitet edhe pse nuk e kanë këtë status.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi