Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Australia do tu kthejë shikimin të verbërve pas dy vitesh! Empty Australia do tu kthejë shikimin të verbërve pas dy vitesh!

Sun 17 Apr 2011 - 4:29
Shkencëtarët Australianë thonë se janë vetëm dy vjet larg nga fillimi i provave në njerëz të një syri bionik. Shkencëtarët mendojnë se mikroprocesori i ri që kanë zhvilluar është hallka lidhëse që u ka munguar për zhvillimin e një sistemi bionik për të verbërit. Puna për këtë pajisje filloi 10 vjet më parë.
Vetëm për zhvillimin e mikroprocesorit, shkencëtarëve iu desh të punojnë një vit. Kjo është ide e profesorit Greg Suanis dhe kolegëve të tij në Universitetin e New South Wales të Australisë.
Doktor Suaning e pranon se rezolucioni i pamjes me këtë mikrocesor nuk është i lartë, por do t’u kthejë shikimin shumë pacientëve që aktualisht nuk shohin ose e kanë të dëmtuar sistemin e të parit.
Mikroprocesori ka një madhësi prej 5 milimetrash katrorë dhe puna e tij është të ndihmojë trurin të interpretojë mesazhet e e dërguara nga një kamera ose aparat fotografik.
Një kamera e vogël e vendosur në një palë syze kap imazhin dhe ia dërgon atë atë mikroprocesorit të implantuar në sy. Mikroprocesori tani duhet t’i nënshtrohet provave në laborator dhe nëse çdo gjë ashkon mirë, eksperimentet në njerëz pritet të fillojnë aty nga viti 2013. (ZA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi