Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Australia Empty Australia

Sat 29 Jun 2013 - 15:16
Australia Australia-1372233135
Australia është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.
Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes së britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga holandezët në vitin 1606, gjysma lindore e Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.
Në 1 janar 1901, gjashtë kolonitë u bashkuan në një federatë, duke formuar Komonuellthin e Australisë. Që nga ajo kohë Australia ka mbajtur një sistem të qëndrueshëm politik demokratik liberal që funksionon si një demokraci parlamentare federale dhe monarki kushtetuese.
Australia me tërë sipërfaqen e saj shtrihet në Hemisferën Jugore të botës. Me përjashtim të Azisë, përkatësisht Arkipelagut të Malajës, ndodhet shumë larg kontinenteve të tjera, sidomos Evropës. Sipërfaqja e përgjithshme e Australisë është rreth 7.7 milionë km². Është i vetmi kontinent që përfaqëson një shtet.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi