Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Avioni i zhdukur, Australia gjen mbetje  Empty Avioni i zhdukur, Australia gjen mbetje

Thu 20 Mar 2014 - 21:56
Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka bërë të ditur, gjatë orëve të para të së enjtes, se autoritetet australiane kanë pikasur dy objekte në Oqeanin Indian, të cilat me shumë mundësi i përkasin avionit të zhdukur të “Malaysia Airlines”, apo fluturimit MH370 me 239 persona në bord. 

Raportet e publikuara nga mediat australiane thonë se objektet u gjetën në pjesën jugore të Oqeanit Indian dhe një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore të Australisë po përpiqet t’i shqyrtojë më nga afër mbetjet.

Ekipet kërkimore australiane kanë qenë në ballë të përpjekjeve për gjetjen e avionit të zhdukur në mënyrë misterioze, në rajonet më të largëta të jugut të Oqeanit Indian.

Më herët gjatë së mërkurës, hetuesit, që kanë qenë duke shqyrtuar një simulator fluturimi të marrë nga shtëpia e pilotit Zaharie Ahmad Shah, të avionit të fluturimit 370 të “Malaysia Airlines”, zbuluan se disa prej të dhënave të simulatorit janë fshirë, bëri të ditur ministri në detyrë i Transportit në Malajzi.

Se çfarë nënkupton ky zbulim mbetet ende i paqartë. Por ky mund të jetë një tjetër hetim “pa rrugëdalje”, si shumë prej teorive të zhdukjes së avionit të hedhura deri më tani, ose mund të rezultojë në sigurimin e provave të tjera për teorinë se një apo më shumë prej anëtarëve të ekuipazhit të këtij fluturimit mund të jetë përfshirë në zhdukjen e aeroplanit, 12 ditë më parë.

“Ndoshta mund të mos na thotë asgjë. Por, është një nga hapat e procesit”, tha një burim i zbatimit të ligjit në SHBA, për CNN. “Mund të jetë një detaj shumë domethënës në këtë proces tepër të gjatë”.

Hetuesit kanë kërkuar në “background”-in e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit, i cili u zhduk në orët e para të mëngjesit të 8 Marsit, teksa ishte nisur nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, drejt atij të Kinës, Pekin. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi