Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: Mos u pendoni për asgjë, ju dëmton shëndetin Empty Studimi: Mos u pendoni për asgjë, ju dëmton shëndetin

Fri 27 Apr 2012 - 19:30
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Scienceper”, të jetosh në mënyrë të shëndetshme pas moshës 60-vjeçare, është e rëndësishme që të mos shohësh me keqardhje mundësitë e humbura gjatë jetës.Por largimi nga problemet e së kaluarës, është një faktor kyç për të qëndruar të shëndetshëm edhe gjatë moshës së mesme. Së paku emocionalisht."Mënyra e të menduarit me keqardhje është një faktor kritik për kënaqësinë e jetës ndërsa plakemi", thotë Stefanie Brassen, nga universiteti i Hamburgut, në Gjermani, autore e këtij studimi.

E cila shton gjithashtu se mosangazhimi emocional është i lidhur me një mirëqënie më të madhe dhe simptomat më pak depresive.

Por kjo sipas saj, vetëm në pleqëri.

Sepse nostalgjia nuk është gjithmonë një gjë e keqe në jetën tonë.

Sipas studimit të lartpërmendur, te të rinjtë, kjo ndjenjë është e vlefshme për shkak se ajo mund t’ju ndihmojë të shmangni gabimet dhe kështu të merrni vendime më të mira në të ardhmen.

Për të provuar këtë teori, duke u bazuar biologjikisht, hulumtuesit matën veprimtarinë funksionale të trurit me rezonancë magnetike tek disa grupmosha.

Eksperimenti tregoi se sa mendjet tona ndryshojnë me kalimin e kohës.

Pendimi, që në vitet aktive të rritjes vjen si një stimul, bëhet në fakt, i panevojshëm në vitet e pjekurisë dhe të pleqërisë.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi