Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Wed 14 Jul 2010 - 15:37
Me poshte po vendos nje artikull qe lexova te Gazeta Shqiptare:

Gjimnazet, rreth 40 % e nxënësve ngelës në semestrin e parë
Sipas DRAT nota mesatare e shkollave të mesme është 6.6. Drejtorët: Nxënësit vijnë në shkollë për të kaluar kohën

Në gjimnazet e Tiranës tëtrondit fakti se vetëm 66% e nxënësve arrijnë të kalojnë semestrin. Gati gjysma e nxënësve rezulton të jenë ngelës, duke e filluar në këtë gjendje pjesën tjetër të vitit shkollor. Këto janë rezultatet e semestrit të parë, të cilat bëhen publike për gazetën nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës. Shifra reflektohet plotësisht edhe në cilësitë e mësimnxënies tek të rinjtë, pasi edhe mesatarja e tyre lë shumë për të dëshiruar. Ndërkohë, drejtuesit e shkollave pohojnë se për një pjesë të mirë të nxënësve shkolla është vetëm një vend për të kaluar kohen, dhe asgjë më shumë. “Rezultatete dobëta tregojnë se shumë nxënës vijnë në shkollë sa për të kaluar kohën, dhe kjo vihet re sidomos në vitet e para ku mbi gjysma janë ngelës”, pohon drejtori i gjimnazit “Aleks Buda”,- Ndue Kolndreu, sipas të cilit shumica e tyre nuk janë të motivuar për të mësuar, por të dhënë pas kafeneve dhe aktiviteteve të tjera që nuk kanë lidhje me shkollën. Ndërkohë të njëjtin mendim me të ndajnë edhe kolegë të tjerë të cilët theksojnë se ky është një fenomen shumë problematik.

Kalueshmëria

Nxënësit e shkollave të mesme tashmë jo vetëm që nuk preokupohen për të arritur rezultate të larta, por atyre nuk iu bëhet vonë edhe nëse ngelin në disa lëndë. Të paktën kështu ndodh për një pjesë të mirë të adoleshentëve tanë, pasi rezultatet e semestrit të parë për shkollat emesme tregon se rreth 40 për qind e nxënësve janë ngelës. Kjo pjesë e madhe kompromenton imazhin e përgjithshëm të gjimnazeve, dukë bërë që nota mesatare e të gjitha shkollave të jetë një 6.6 meskine. Ndërkohë me kalueshmëri dhe notë mesatare më të ulët janë renditur gjimnazet “A. Z. Çajupi” dhe gjimnazi “Sinan Tafai” me kalueshmëri respektive54 % dhe55%. Nota mesatare tek “Çajupi” është llogaritur 6.5.

Më të mirët

Si gjithmonë listën si më i miri e kryeson gjimnazi me traditë të konsoliduar tashmë “Qemal Stafa”. Kalueshmëria e këtij gjimnazi për këtë semestër është më e madhja ndër gjimnaze me 77%, ndërsa nota mesatare llogaritet 7.5. Kjo shkollë dy vjet radhazi është renditur më e mira në maturat shtetërore, me numrin më të madh të nxënësve që vazhdojnë studimet e larta. Kjo shkollë u hap 80 vjet mëparë në vitin 1925. Kryeministri i qeverisë shqiptare të asaj kohe, Ahmet Zogu, me anë të një dekreti urdhëroi hapjen e gjimnazit të parë shtetëror në kryeqytetin shqiptar, fillimisht me një drejtor, katër profesorë, dy mësues, dhe 25 nxënës. Gjithashtu ky gjimnaz ka nxjerrë nga bankat e tij sipas gradave të dikurshme 18 “Mësues të Popullit” dhe 12 “Mësues të Merituar”. Radha ndiqet nga gjimnazi “Sami Frashëri”, kalueshmëria e të cilit për këtë semestër është 69 %. Nota mesatare ndryshon vetëm me 0.1 pikë diferencë nga vendi i parë dhe është llogaritur 7.4.

66 për qind është kalueshmëria në shkollat e mesme të Tiranës

6.6 është nota mesatare e shkollave të mesme të Tiranës sipas DART


Sipas jush eshte vetem faji nxenesve qe nuk studiojne? Apo nje perqindje kaq e larte te ngelurish eshte edhe faj i disa profesorave qe nuk bejne punen e tyre?

Kur e kam bere une shkollen ne shqiperi, shkolla publike ishte ende goxha serjoze. Mesuesit shpjegonin mire dhe cdo gje ishte ne rregull.

Tani degjoj qe cdo mesues u ben nxensave te tyre kurse privat. Keshtuqe mesuesi nuk eshte me i interesuar te shpjegoj mire ne shkolle, madje i intereson e kunderta qe nxenesit te mos arrijne ti kuptojne ne klase dhe te shkojn ne kurse privat.

Kjo gje i penalizon te gjithe nxenesit dhe sidomos ata qe studiojne dhe nuk kan mundesi ekonomike per te paguar kurse privat.

Do te ishte mire qe te rriteshin kontrollet kunder profesorave qe japin mesim ne shkolla publike dhe ne te njejten kohe u bejne kurse private studenteve.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Re: Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Mon 9 Jul 2012 - 22:03
Absolutisht jo...si dhe ato privatet
mesuesit ne shqipri nuk e keryen sic duhet punen e tyre:
-perdorin shum her dhun tek studentet dhe kjo s'behet
-shum her jan te korroptuar nga familjaret e studenteve per ti kaluar ato,dhe kjo nuk esht nje gje profesionale...
Mr.Toni
Mr.Toni
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 32
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Drenas
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/07/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Re: Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Mon 30 Jul 2012 - 19:21
nuk besoi qe e kryejn vetem 50-60 % Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? 482245
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Re: Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Thu 2 Aug 2012 - 16:48
Edhe pse nuk jetoj ne Shqiperi per te theksuar dicka te tille... Por e them nga vendi i cili vie... Jam ne nje profesion te tille dhe per veten time mund te them se jap maksimumin per detyren qe kam,,,por ne pergjithesi po e them se mesuesit nuk e kryen detyren e tyre sic duhet...Nuk po marr tani argumente per te dhene sqarime se pse,do te me duhej shume kohe keshtu qe ne menyren me te shkurter e thash qe nuk e kryern detyren e tyre sic duhet...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Re: Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Thu 2 Aug 2012 - 20:27
E vertete qe tani shkolla eshte ber vetem nje kalim kohe per nxenesit.Ndoshta neper shkolla rolin me te rendesishem e kane profesoret qe kane humbur cdo interes dhe kan me shume pikesynim ndaj nje rroge me shume 000. Me 100 % qe biznesi me fitimprures sot per sot ne Shqiperi eshte mesimdhenia, nuk pergjithsoj sepse ka ende njerez qe punojne me zell e kane parime per ate cka bejne por shumica e mesuesve te rinj qofte edhe te vjeter, me falni por i karakterizon shprehja: I ka prishur leku!!!
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Re: Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Sat 11 Aug 2012 - 17:24
as kane qene e mire e as ka per te qene ndonjehere mesimdhenia dhe mesuesit gjithmone ka perfitime qe prishin gjithcka
gentleman
gentleman
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 64
<b>Hobi</b> Hobi : gocat :)
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në brendësi të Lëkurës sate
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/02/2012

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Re: Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Sun 23 Sep 2012 - 14:57
une them jo mendoj se duhet hala hala te kryhet detyra e mesusit me mire ne detyre..
Sponsored content

Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren? Empty Re: Mendoni se Mesuesit e shkollave publike ne Shqiperi e kryejne mire detyren?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi