Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“O zyshë, kur mund të mbetet shtatzënë e dashura ime? Empty “O zyshë, kur mund të mbetet shtatzënë e dashura ime?

Sun 29 Apr 2012 - 1:46
Entela ResuliPrindërit shqetësohen, por, tashmë, një vajzë që nis aktivitet seksual që në moshë të mitur, apo një djalë që me njërën dorë përqafon të dashurën e me tjetrën thith një cigare, janë realitet. Sa të përhapura janë ato që quhen vese të moshës? Kanë dalë statistika nga Instituti i Shëndetit Publik dhe situata ka tashmë edhe numra.Vihet re një rritje e fenomenit të kryerjeve të marrëdhënieve seksuale në moshë të mitur. Madje, edhe në shkollat 9-vjeçare.NafijeKryemadhi, mësuese në shkollën 9-vjeçare është ajo që ka kontaktet në adoleshencë me nxënësit. Është ajo që përballet me pyetjet e tyre të para dhe po ajo që përgjigjet pa i venë në siklet dhe duke e trajtuar atë si një lëndë normale ashtu si gjithë të tjerat, madje tepër e rëndësishme. Dhe në fund merr falënderimet e prindërve, të cilët i janë mirënjohës për faktin se mësuesja i informon fëmijët pasi për ata vetë biseda për edukatën seksuale është ende tabu. Të gjithë nxënësit pohojnë se nuk kanë komunikim me prindërit për këto tema, sidomos me prindin baba, diskutimi është pothuajse zero, ndërsa vajzat janë më të hapura me mamin.

Mësuese Nafija, i qëndron pranë kësaj moshe, ka punuar me ta në punë me projekt dhe sot 14-vjeçarët janë më të informuar se më parë, pavarësisht se në familje nuk bëjnë këto biseda. Për mësuesen pyetjet në orën e mësimit janë nga më të ndryshmet. Ajo pohon se: “ Si të gjitha organet e tjera edhe organet e riprodhimit, qoftë te femra qoftë te mashkulli, janë po të njëjtat. Nxënësit e mbushin orën me diskutime, me pyetje. Ka nga ata që diskutojnë me prindërit, por pjesa më e madhe nuk i bëjnë këto biseda në familje”.

Seks që 13 vjeç? Për mësuesen e biologjisë kjo moshë është e hershme dhe nëse kryhet akti, mundet që ta lërë adoleshentin me pasoja. “Për mendimin tim është herët, sepse duhet te jesh i përgatitur, në çdo drejtim, qoftë nga organizmi, qoftë nga ana psikologjike. Duhet të gjesh, kohën e duhur, momentin e duhur dhe personin duhur. Se nëse nuk ndodh kështu, do e mbash mend si diçka të keqe në mendje”-shprehet mësuesja e shkollës “1 Maji”.

E gjithë lënda e edukatës seksuale që zhvillohet në shkollën 9-vjeçare e ka një mision, pasi të pasurit marrëdhënie seksuale pa qenë i informuar ka problemet e veta. Është e rëndësishme që partneri ose partnerja me të cilin shoqërohesh, të ketë ndjenja, dëshirë dhe të përcjellë besim dhe mbi të gjitha çifti duhet t’i marrë kohë njëri-tjetrit. Vetëm kështu mund të shihet si proces normal.

Por kur marrëdhënia seksuale kthehet si një objekt që duhet ta konsumojë për të thënë që janë djem ose vajza me eksperiencë, atëherë lind pyetja: A flasim këtu për intimitet apo thjesht për konsumim. Kjo e fundit i bën shumë dëm një adoleshenti.

Në një lëndën e Edukatës Seksuale nuk mungojnë as pyetjet nga më të çuditshme që nuk mund të presësh nga një adoleshent. Mësuese Nafija na tregon se ka pasur raste kur nxënësi e ka pyetur se: Kur mund të mbetet e dashura e tij shtatzënë!? Dhe vetë ajo është e detyruar t’ia shpjegojë rast pas rasti, interesimin e tij, i cili mund të jetë dhe real e konkret. Me anë të këtij informimi parandalon bërjen baba që 14 vjeç. E këtu vërtetë do kalonim në komedinë “14 vjeç dhëndër”, por në ditët e sotme, me informacionin dhe mjetet që qarkullojnë rreziku është gjithmonë e më i pakët, por asgjë nuk është e sigurt.



Arlinda Zhegu

Arlinda është nxënëse në klasën e 9-të, tregon se, mësuesja i ka folur për rreziqet dhe natyrat e mbrojtjes gjatë një raporti seksual. Edukatën seksuale kanë filluar ta bëjnë që në klasën e 7-të, sigurisht me dozë më të paktë informimi se ato që bëjnë sot. Lënda e edukatës seksuale nuk është bërë sa për të kaluar kohën, ata kanë bërë detyra, punë me projekt, si dhe janë pyetur për të gjitha dritëhijet që mund të ketë një 14 vjeçare për lëndë të tillë.



Sara Shehu

Sara ka pasur një motër më të madhe dhe bisedat në lidhje me këto tema i ka bërë me të. Në këtë mënyrë ka shmangur konsultimet me prindërit. Tregon se mes bashkëmoshatareve flasin e diskutojnë hapur, por kur vjen puna që një temë e tillë të hapet në familje, këtu ngec problemi. Shkolla i ka ndihmuar për tu informuar në këtë kohë kur vrulli i teknologjisë mund të shtrembërojë dijet e tyre. Për ta baza mbeten librat.



Henri Ndreca

Ai nuk mohon pëlqimin dhe lindjen e ndjenjave të para në raport me vajzat . Ka vajza që i pëlqejnë por nuk na rrëfen nëse ka shkuar më tej se kaq, dhe nëse bën pjesë në atë 14 përqindëshin e adoleshentëve që kanë kryer marrëdhënie seksuale. Henri tregon se, është informuar mbi edukatën seksuale para se atë ta bënte në shkollë. Kurioziteti ishte i madh për të dhe ka lexuar qoftë në mënyrë të fshehtë. Ndërsa mohon në mënyrë kategorike që t’i bëjë me prindërit këto tema”.



Anxhela Ndoi

Ajo shprehet prerë; “Jo, nuk më ka pëlqyer kurrë të hapem me prindërit e mi për të tilla gjera, ndihem në siklet. Ndoshta edhe ata e kanë të vështirë të hapin këtë temë me mua, kështu besoj unë. Shoh te bashkëmoshatarët e mi që informacionet i kanë më së shumti të marra gabim. Ndoshta e ka fajin shoqëria, interenti. Puna më e madhe për ne është bërë nga mësuesja, ajo na e ka bërë lëndën më të butë e të prekshme, ndërsa me prindërit nuk bëhet fjalë që të diskutojmë për këto tema”.





Shpresa Ollomani

“Vajza më ka treguar për shoqen e saj, 12 vjeç kryen marrëdhënie, jam shokuar”

Shpresa është nënë e një vajzë në klasën e 8-të dhe pretendon që është nga ata prindër që e dëgjon fëmijën dhe flet hapur me të. Ajo tregon se: “Flas me vajzën, kap këto temat kryesore në lidhje me edukatën seksuale. Nga ana tjetër i qëndroj besnike idesë që, nuk duhet të kryejë marrëdhënie deri në 20 vjeç, se jemi ca me të vjetrën ne. Ajo është shumë e lirshme sepse dhe unë i krijoj një mjedis që të shprehet lirshëm. Me të atin e ka të vështirë dhe nuk flet. Me babain është gjithmonë e më e vështirë të flasësh për këto tema. Por mjafton që flet me mua dhe për këtë jam e kënaqur”- rrëfen Shpresa. Por nuk mohon se i kanë rënë në vesh dhe raste të çuditshme e histori që për të janë shokuese. Vajza i ka treguar për shoqet e saj që kanë kryer marrëdhënie që 12 vjeç. “Jam çuditur dhe sinqerisht, mendoj për vajzën time. Kur flet për të tjerët të duket ndryshe, por kur e ke fëmijën tënd mendon më gjatë dhe nuk e pranon pranon dot asnjëherë”. Shpresa pohon se është e vështirë sot të rritësh një fëmijë aq më tepër që mënyra e të jetuarit ndryshon dhe kemi përplasje e konflikt brezash. Deri më tani ajo është e qetë me vajzën e saj.



Këshilla

Çfarë duhet të bëjnë mësuesit kur ka nxënës të dashuruar në klasë?

Mos t’i gjykojnë ata.

Mos të bisedojnë privatisht me mësuesit e tjerë rreth këtyre nxënësve

Të bëjnë sikur nuk i vënë re lëvizjet apo ngacmimet e tyre.

Të hapin shpesh tema për t’u debatuar rreth këtyre çështjeve.

E rëndësishme është t’i pranojnë ashtu siç janë.

Po prindërit si duhet të reagojnë?

Të bisedojnë shpesh me fëmijët për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift.

Këto tema nuk duhet të konsiderohen tabu.

T’iu tregojnë fëmijëve historitë e tyre më të mira të dashurisë.

E rëndësishme është që fëmijët të kuptojnë anët pozitive të lidhjeve dashurore.

Shpesh herë gjërat nuk funksionojnë siç duam ne, probleme me veten, familjen, miqtë, shkollën apo punën. Herë flasim me dikë, herë heshtim.

Pengesat kapërcehen më lehtë nëse prindërit janë pranë!

Nëse jeni prind mund të sillni në mendje adoleshencën tuaj, apo karakteristikat e fëmijës suaj, nëse jeni adoleshent ju dini shumë gjëra për këtë moshë. Ju prindër duke u bazuar tek eksperiencat e prindërve tuaj me ju, tek ato që keni lexuar apo intuitivisht mund të keni zbatuar disa prej këshillave.

Vetë adoleshentët duhet të jenë bashkëpunues me prindërit, duhet t’i japin atyre mundësinë për t’i kuptuar dhe qëndruar pranë duke pasur parasysh se asnjë ndryshim nuk ndodh pa dëshirën e të dy palëve.



Raporti, 14% janë të përfshirë në kontakte seksuale

Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që, përfshirja në sjellje seksuale dhe akoma më shumë përfshirja në marrëdhënie seksuale, është një sjellje që shoqërohet me shumë dilema dhe që ka nevojë të vlerësohet e të peshohet gjatë, para se të kryhet. Dhe kjo për shumë arsye. Është një ironi e fatit që shumë vendime për veten, njerëzit detyrohen t’i marrin kur nuk e kanë pjekurinë e duhur për atë që do të bëjnë.

Kështu edhe për përfshirjen në marrëdhënien seksuale, adoleshentët piqen seksualisht dhe kanë dëshira seksuale që në moshë fare të njomë, që kur janë 12-15 vjeç. Pra, ndër moshat 13-15 vjeç në vendin tonë gati 14% janë të përfshirë në kontakte seksuale dhe një shumicë prej 2369 nxënësish, në 2779 pyetësorë të mbledhur, që nuk e kanë provuar këtë eksperiencë. Ajo që ne këshillojmë dhe tentojmë të edukojmë tek adoleshentët është që, në pamundësi për të spostuar moshën e kontaktit të parë seksual, gjithmonë duhet të përdoren masa mbrojtëse për seks të sigurt.

Në këtë kuptim metoda më e mirë është përdorimi i kondomit apo prezervativit. Sa e njohin dhe sa e përdorin adoleshentët tanë këtë metodë? Në përgjigje të pyetjes sonë rezulton se në 14% adoleshentë që deklarojnë se kanë pasur kontakte seksuale, kemi rreth 7% të tyre që e kanë përdorur kondomin në kontaktin e fundit seksual dhe 7% të tjerë që nuk e kanë përdorur atë. Ndaj tentativa jonë për të rritur ndjeshmërinë e brezit të ri për mbrojtjen e shëndetit përmes seksit të sigurt duhet të jetë e vazhdueshme, duhet të përsëritet me të njëjtin intensitet dhe mbi të gjitha, duhet të jetë sa më bindëse dhe sa më shkencore. Vetëm përmes kësaj pune ne do të arrijmë të jemi të suksesshëm tek adoleshentët, duke tentuar të realizojmë ndryshimin e sjelljeve të tyre drejt sjelljeve të shëndetshme – thuhet në studimin e ISHP-së.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi