Zoti kryeministër, ku është rruga pas dy vitesh?
Sun 29 Apr 2012 - 2:22
Banorët e Pogonit dhe Zagorisë
Zoti Kryeministër!
Para dy vitesh, ne një grup intelektualësh nga krahina malore minoritare e Pogonit të rrethit të Gjirokastrës, emigrantë me banim në Greqi, ju kemi drejtuar një letër-kërkesë për ndërhyrjen Tuaj për riparimin e rrugës prej pesëmbëdhjetë kilometrash të gjatë që lidh dy krahinat malore Pogon e Zagorie me qytetin e Gjirokastrës. Por fatkeqësisht kaluan mbi dy vite dhe asnjë masë nuk është marrë. Madje, gjendja e kësaj rruge jetësore për krahinat tona është përkeqësuar.
Kështu që detyrohemi përsëri, ne mbi pesëdhjetë persona nga fshatrat e krahinës sonë që t’Ju drejtojmë përsëri lutje-kërkesë përmes gazetës ‘Shekulli’, për ta marrë në dorë e t’i jepni zgjidhje këtij problemi jetik për ne. Të vetmet qendra lokale krahinore si Poliçani e Nivani, të krahinave Pogon e Zagorie, në të gjithë rrethin tonë e ndoshta në të gjithë vendin, janë ato që nuk janë lidhur ende me rrugë normale nga qendra e rrethit. Njerëzit e të dy krahinave tona udhëtojnë me vështirësi të madhe në rrugën ekzistuese, tërë gropa, me rrezikshmëri për jetën e tyre për të vajtur në qytetin e Gjirokastrës për problemet shëndetësore, për blerje mallrash, arsimim etj.
Drejtuesit e të dy komunave kanë mundur të informojnë sektorët përkatës, ministrinë por asnjëri nuk e ka vënë ujin në zjarr. Gjendja është e pandryshuar dhe alarmante. Deri kur do të pritet nga këto dy krahina për të parë një rrugë funksionale? Ku duhet të drejtohemi zoti Kryeministër për këtë problem jetik përveç teje që nuk na je përgjigjur? Pse ky diferencim për banorët e krahinës tonë?
Rruga ndërshtetërore Drimadhes – Sopik, gjashtë kilometra e gjatë, e miratuar nga të dy shtetet Shqipëri – Greqi prej vitesh, ende nuk ka përfunduar. Kaluan shumë vite dhe vetëm një kilometër rrugë është shtruar. Nuk dimë se ç’është bërë me paketën e akorduar për përfundimin e saj dhe kush përgjigjet për këtë. Besojmë zoti Kryeministër se mbas kërkesës sonë për herë të dytë që Ju drejtojmë, për ndreqjen e pesëmbëdhjetë kilometrave rrugë nga Libohova në Poliçan, Ju do na përgjigjeni me masa konkrete, me shpresë se kërkesa jonë do të realizohet së afërmi. Duke përfunduar, Ju urojmë suksese në detyrën Tuaj të lartë e fisnike.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi